Agjencia Zhurnal.mk

Shfaqet duke u testuar Audi RS3 Sedan, që do të rivalizojë me Mercedes-AMG CLA 45

Tani që u prezantua Audi A3 Sportback, ishte vetëm çështje kohe kur do të vinte edhe versioni sedan

Me të sjellë versionin standard A3, Audi është në përgatitje të versioneve të reja S3 dhe RS3, transmeton Telegrafi.

Vitin e kaluar, është parë derisa testohej një Audi RS3, por kësaj radhe është një makinë që duket se është gati për testim dhe Mercedes-AMG CLA 45 është rivali që do ta sfidojë.

Derisa makina është e mbuluar me shtresa kamuflazhi, prezantimi i mëhershëm i A3, ndihmon që të dihet se çfarë dukje do të ketë.

Sa i përket stilit, në këtë Audi është një grill i madh si dhe drita LED të krijuara që të rrinë ndezur edhe ditën.

Në përgjithësi ka dukje shumë më të egër se A3, për shkak të ndryshimit të mbrojtëseve dhe kapakut në pjesën e përparme.

Ky sedan ka ndryshime edhe në pjesën e pasme, duke i dhënë një dukje shumë më sportive dhe të mirë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...