Shfaqet një rast me COVID-19 në komunitet, Zelanda e Re shkon në bllokim

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e vendosi kombin nën bllokim të rreptë të martën pasi një rast i ri i coronavirusit u raportua në qytetin më të madh të Auckland, i pari i vendit në gjashtë muaj.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e gjithë Zelanda e Re do të jetë në mbyllje për tri ditë nga e mërkura ndërsa Auckland dhe Coromandel, një qytet bregdetar në të cilin personi i infektuar kishte kaluar gjithashtu kohë, do të jetë në mbyllje për shtatë ditë.

Duke imponuar rregullat më të vështira të bllokimit, shkollat, zyrat dhe të gjitha bizneset do të mbyllen dhe vetëm shërbimet thelbësore do të jenë funksionale.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë për të dalë nga kjo sa më shpejt që të jetë e mundur është të bëjmë shumë”, tha Ardern në një konferencë shtypi.

Ardern tha se autoritetet po supozonin se rasti i ri ishte një infeksion i variantit Delta edhe pse kjo nuk është konfirmuar. Mund të ketë raste të tjera, tha ajo.

Ndryshe, rasti i fundit i raportuar i komunitetit të COVID-19 në Zelandën e Re ishte në shkurt.

Zelanda e Re ka ndjekur një strategji të vështirë dhe të hershme që e ka ndihmuar atë të eliminojë praktikisht COVID-19 brenda vendit, duke i lejuar njerëzit të jetojnë pa kufizime edhe pse kufijtë e saj ndërkombëtarë mbeten kryesisht të mbyllur.

Vendi ka raportuar rreth 2,500 raste të konfirmuara dhe 26 vdekje të lidhura me coronavirusin. 

Related posts

Stoltenberg: Rritja e Kinës sfida që duhet t’i përgjigjemi së bashku

Redaksia

Çmimi Nobel për Ekonomi ndahet për studime në jetën reale

D V

Juani digjital përdoret për herë të parë në transaksionet e kontratave me zbatim të ardhshëm

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More