Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Shfaqet premiera e filmit “Ombrella”, shpaloset shpresa e pritja e të pagjeturëve në Kosovën e pasluftës

Dje në ekranin e madh të Kinemasë ABC, zuri vend filmi ‘Ombrella’, një film ky nën regjinë e Ben Apollonit, ku u shpalosën plagët e kahmotshme e të pashëruara të popullit tonë. Flmi trajtoi problematikat, situatat dhe momentet drithëruese që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë. Fati i personave të pagjetur si dhe pritja e gjatë e familjarëve ku disa prej tyre tashmë i kishin humbur shpresat e disa të tjerë ende jo.

Ngjarja e filmit zhvillohen nëntë vite pas lufte dhe shfaqte një pritje të dhimbshme fundi i së cilës nuk dihej.

“Ombrella” shfaq historinë e një gruaje që pret burrin dhe vajzën që pret babanë e zhdukur gjatë luftës në Kosovë. “Qysh mundesh me thonë fjalën shok me të njëjtën gojë që ia puthë gruan”, kjo pjesë e filmit që la jehonën e shokut në publik, pasoi me sy të befasuar nga publiku. Gropimi brenda emocioneve dhe zhytja në to, janë ndjenja të cilat mbajnë gjallë publikun, e kjo ndjenjë u thellua edhe më shumë në lidhjen mes babait dhe vajzës e cila shpresën e mban gjallë vazhdimisht. Ngjitur pas shpresës së saj, i bashkangjitet edhe një temë të cilën e hasi gjatë mësimit në shkollë, ku bëhej fjala për baladen e ‘Aga Ymerit’, i cili kthehet i gjallë nga lufta pas 9 vitesh, një numër ky simbolik në letërsinë popullore.

E arsyeja se pse pikërisht është vendosur të shkëputet ai kapitull që shpalos dhimbjen e të kaluarës e tregon edhe regjisori i cili thotë se vendosja ishte tërësisht rastësore por edhe sepse është njëri ndër kapitujt që sipas tij neve na dhemb, si shoqëri, si qytetarë të Kosovës, prandaj edhe nuk mund të shkëputemi prej të kaluarës tonë e ta harrojmë të kaluarën tonë sepse jemi njerëz.

“Ka qenë shumë ftohtë dhe shiu ishte mjaft problematik sepse nga skenari është përcaktuar që gjatë kohës shiu të ishte prezent. Pastaj ishte vështirë që edhe eksterierët të xhirohen për shkaqe teknike dhe buxhetit të limituar”, tregon tutje Ben Apolloni.https://zeri.info/inarticle.html

Kurse për sa i përket detajeve të vogla por me rëndësi të madhe, regjisori për KultPlus shpalos atë më të veçantën gjatë procesit të xhirimit. “Telashi me shiun ishte më kryesori ku zjarrëfikësit erdhën në ndihmë por me makina të vogla të cilat bartnin pak ton. Sapo e lëshonim, shkonte diçka gabim dhe duhej ta përsërisnim vazhdimisht, gjë kjo ee cila morri kohë rreth 1 ditë e gjysmë në një kohë të ftohtë, e sidomos e gjitha kjo për skenën e fundit”, përfundon Apolloni.

Ben Apolloni dhe Ag Apolloni, vendosën që përjetimin e tyre, ikjen dhe humbjen e njerëzve të afërt ta shfaqin pikërisht nga një kapitulli i romanit të Ag Apolloni, ‘Ulërima e Ujkut’, nga ka lindur edhe skenari.

Emocionet e dhuruara në kinema dhe audioja e lartë, përcollën ndjenjën e personazheve drejt audiencës dhe po këto ndjenja që dolën nga ekrani e drejt zemrave tek të pranishmit, i sollën më së miri aktorët si: Aurita Agushi, Mentor Zymberaj, Hera Gashi dhe Arjola Demiri.

Për fund, natyrisht që edhe prezantuesi shprehi ngushëllimet për dy rastet e fundit të cilat ndodhën dy ditë rreshtazi, siç ishin vdekja e aktorit Luran Ahmeti dhe Rasim Thaci (Cima). Në pamundësi anulimi të kësaj premiere, ata falenderuan pjesëmarrësit dhe të gjithë ekipin që e bënë të mundur realizimin e një realiteti të hershëm.

Postime të ngjashme

Në Tetovë u mbajt edicioni VIII i manifestimit kulturor “LIDHJA NA BASHKON”

R Zh

“Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në Paris”, çelet sezoni artistik teatror në Teatrin Metropol

Lea Muslija

“Chopin Piano Fest”, sjell në Prishtinë pianistin hungarez

Lea Muslija

Geer me mesazh për mbrojtje të pasurisë natyrore dhe kulturore në Ohër

Zekirija Haxhiu

Romani i cili ndryshoi mënyrën se si ne e perceptojmë kohën

Lea Muslija

“Siddhartha” në ujërat e filozofisë hinduiste

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...