Shfaqja “Burrat me Papuçe” u prit ngrohtësisht nga publiku i Kumanovës, në Ditët e Komedisë

nga D V

Mbrëmë, në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë” [“Denovi na komedija”], publiku i Kumanovës pati mundësinë të ndjekë komedinë ”Burrat me Papuçe” në Shtëpinë e Kulturës.

Megjithëse jo një premierë, shfaqja e autorit të njohur Miro Gavran, nën regjinë e Marigona Ferati Bekteshit, mblodhi një audiencë të larmishme nga grupmosha dhe profesione të ndryshme. Aktorët e Teatrit të Kumanovës, përfshirë Kujtime Ahmeti, Sefedin Shabani, Faton Ibrahimi dhe Dea Pajaziti, ofruan një performancë të cilësuar nga publiku për cilësinë e saj, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje të shumta.

Interpretimi dhe regjisorja u vlerësuan për realizimin dinamik të komedisë, duke ofruar një natë të këndshme për të gjithë të pranishmit. Një falënderim i veçantë shkon për publikun e Kumanovës për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tyre, duke ndihmuar në krijimin e një atmosfere të ngrohtë dhe mikpritëse për teatrin.

Festivali i Komedisë mbetet një mundësi e rëndësishme për të nxitur zhvillimin e artit skenik në qytet.

Shfaqja u mbajt më 02 tetor, në orën 20:00, dhe u mirëprit me shumë pozitivitet nga të gjithë të pranishmit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More