Shfaqja për fëmijë “Revolta e presjes”, më 9 dhjetor në teatrin e Tetovës

nga Xh M

Të hënën (9 dhjetor) në orën 19:00 në teatrin e Tetovës, do të jepet premiera e shfaqes për fëmijë “Revolta e presjes”, me regji të Agim Abdullahut dhe tekst të Dituri Nezirajt, shkruan Nistori.

Kjo shfaqje është një performancë kreative dhe edukative, e cila ka për qëllim të ngrejë ndërgjegjësimin te fëmijët për rëndësinë e përdorimit të shenjave të pikësimit dhe ndikimin që ato kanë në kuptimin e fjalëve dhe mesazheve që transmetohen. Me një ngjarje të thjeshtë dhe një dramaturgji që i fton fëmijët të mendojnë mbi rëndësinë e gjuhës dhe shenjave, kjo shfaqje është një mundësi e shkëlqyer për të edukuar dhe argëtuar fëmijët në mënyrë kreative. Fëmijët mund të përjetojnë artin dhe kulturën në një ambient të ngrohtë dhe miqësor.

Asistent regji do të jetë Elmir Sejfullai, muzika nga Blerim Qamili, skenografia e Bilgaip Koçishta, ndërsa për kostumet është përkujdesur Azra Mehmedi.

Luajnë:
Sheqerije Iljazi
Arsim Kaleci
Arta Zejneli
Bekim Jahiu
Shkumbin Zeqiri
Lind Selimi
Eda Sejfullai

Shfaqja mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të pasuruar përvojën e fëmijëve me teatër, duke i stimuluar ata të mendojnë për vlerat si solidariteti, bashkëpunimi dhe zgjidhja e konflikteve në mënyrë pozitive. Çmimi i biletës është 150 denarë. Për të gjithë të interesuarit, biletat mund të rezervohen në numrin e telefonit 070 880 771.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More