Agjencia Zhurnal.mk

Shfuqizohet blerja publike për aparatet respiratore

Shkup, 25 prill – Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur sot se dy kompanitë që fituan tenderin për blerjen e 31 respiratorëve kanë njoftuar se nuk do të kenë mundësi të sigurojnë makinat konform marrëveshjes.

Për shkak të kësaj furnizimi publik anulohet dhe do të shpallet përsëri.

“Ndërkohë Maqedonia e Veriut mori 12 makina respiratorë nga Bashkimi Evropian me çka u përmbushën kapacitetet ekzistuese”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë. Duke përfshirë makinat e reja, nëpër institucionet shëndetësore në Maqedoni të Veriut momentalisht ka mbi 130 makina respiratorë”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Momentalisht në makina respiratorë janë 11 pacientë, me çka kapacitet janë përmbushë diku më pak se 10 për qind.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...