Agjencia Zhurnal.mk

SHGM dhe SPGPM: Mediat kanë nevojë për masa për mbështetje financiare të gazetarëve

Shkup, 21 mars, Zhurnal.mk – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik kërkojnë nga Qeveria e RMV-së të marrë masa urgjente për të lehtësuar punën e mediave në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë.

Analizat e Shoqatës tregojnë se mediat kanë nevojë për masa për mbështetje financiare të gazetarëve. Ne mendojmë se këto masa mund të shkojnë në dy drejtime.

Të alokohen fonde për çdo gazetarë ose punonjës mediatik në vlerë të pagës minimale, ose të gjitha mediat dhe kompanitë mediatike të lirohen nga pagesa e kontributeve në dy muajt e ardhshëm. Në të njëjtën kohë kërkojmë të shtyhet për dy muaj parapagimi i taksës mbi fitimin për firmat që merren me punë mediatike.

Pas këtyre dy muajve do të bëhet një vlerësim i ri për të përcaktuar nëse masat duhet të zgjaten. Përballë një pandemie globale të koronavirusit, masa të tilla do t’i lejojnë mediat të përballen më lehtë me këtë periudhë të vështirë, e cila fatkeqësisht ka pasoja negative ekonomike.

Кërkojmë që parakushti kryesor për përdorimin e përfitimeve të jetë moslargimi nga puna të gazetarëve dhe punonjësit e mediat përderisa zgjasin këto masa. Situata në të cilën gjendemi ka prekur thellë edhe sektorin privat, dhe duke marrë parasysh këtë për mediat bëhet gjithnjë më e vështirë të mbijetojnë në treg pasi reklamuesit kanë zvogëluar reklamat e tyre në gjatë kësaj periudhe. Masat e tilla do të sigurojnë vende të sigurta të punës për të gjithë punonjësit në sektorin e mediave. Kjo do të lehtësojë presionin financiar ndaj mediave dhe gazetarëve që luajnë rol kryesor në informimin e publikut në këtë krizë.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik dhe organizatat tjera mediatike janë në dispozicion gjatë kësaj periudhe me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për të lehtësuar punën e mediave dhe gazetarëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...