Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

SHGM: Gazetarë dhe punonjës mediatik mund të paraqiten për vaksinim

Shkup, 1 prill – Zhurnal.mk – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) informon se thirrja për vaksinim të gazetarëve dhe punonjëse mediatik është plotësuar dhe mund të aplikojnë edhe personat mbi 40 vjeç.

“Përveç njoftimit të mëparshëm për vaksinimin e gazetarëve dhe punonjësve mediatik në territorin e vendit, hapet mundësia të aplikojnë edhe personat mbi 40 vjeç”, thuhet në kumtesën e SHGM-së.

Nga Shoqata informojnë se aplikimi do të bëhet përsëri përmes redaksive, të cilat duhet të dorëzojnë listë në e-mail: [email protected] vetëm duke dërguar një formular të plotësuar të cilin mund ta shkarkoni këtu ose në bashkëngjitje të këtij emaili.

Afati i fundit për dorëzimin e formularit është deri sonte në ora 20.00.

Kushtet e reja janë: gazetarët e sëmurë kronikë dhe punonjësit mediatikë ose gazetarë dhe punonjës mediatikë mbi moshën 40 vjeçare, të cilët janë më të ekspozuar ndaj virusit – duke punuar në terren ose duke pasur regjistrime të shpeshta në studio.

“Do të pranohen kërkesat që dërgohen ekskluzivisht në këtë formular, në të cilën duhet të shënohet personi përgjegjës për kontakt nga redaksia. Lidhur me terminin dhe lokacionin e vaksinimit, aplikantët do të kontaktohen nga një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë ose një përfaqësues i organizatave gazetareske”, theksojnë nga SHGM

Siç shpjegojnë ata, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të mediave që nuk janë përfshirë në këtë grup do të përfshihen në fazën e dytë të vaksinimit, e cila është paralajmëruar për në fund të prillit.

Postime të ngjashme

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

R Zh

Janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19, nuk ka të vdekur

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...