Agjencia Zhurnal.mk

SHGM publikoi udhëzues për raportin etik për zgjedhjet

Shkup, 23 qershor – Zhurnal.mk – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ka përgatitur një “Udhëzues për raportimin etik për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut” i cili do t’i ndihmojë gazetarët dhe mediat të kuptojnë më mirë aspektet etike dhe ligjore të mbulimit të fushatës zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve.

Në doracakun është theksuar rëndësia e respektimit të standardeve etike gjatë raportimit, si dhe roli dhe rëndësia e mediave gjatë zgjedhjeve. Në këtë drejtim, është cekur se roli informues i mediave nënkupton që ato do të raportojnë në mënyrë të balancuar për fushatat e të gjitha partive politike, gjë që do t’i ndihmonte qytetarët të vendosin se si të votojnë.

“Publikimi është i ndarë në katër pjesë, të cilat përveç standardeve etike, i referohen edhe parimeve etike për zbatimin e një fushate të drejtë dhe të ekuilibruar televizive me kundërshtarët politikë, standardet ligjore ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe zgjedhjet, dhe rregullat kombëtare për mbulimin mediatik të proceseve zgjedhore”, informojnë nga SHGM.

Si autorë paraqiten: Dr. Marina Tuneva në pjesën që i referohet standardeve etike dhe rolit dhe rëndësisë së mediave gjatë zgjedhjeve, pastaj Mlladen Çadikovski, në pjesën për parimet etike për realizimin e një debati televiziv të drejtë dhe të ekuilibruar me kundërshtarët politikë.

Nga SHM njoftojnë se përveç parimeve etike në një pjesë të veçantë m-r. Naser Bislimi është përpunoi tema që lidhen me standardet ligjore ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe zgjedhjet, dhe M-r. Emilija Janevska shtjellon temën e rregullave kombëtare për mbulimin mediatik të proceseve zgjedhore.

Redaktori i botimit është Dragan Sekullovski, Drejtori Ekzekutiv i SHGM-së, i cili në fund të publikimit ka dhënë rekomandime nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në kontekstin e ndryshimeve të propozuara në Kodin Zgjedhor.

“Ky publikim ishte i mbështetur nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). Përmbajtja e këtij botimi në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pozicionet e USAID ose Qeverisë së ShBA-së, IFES ose ODIHR”, theksojnë nga SHGM-ja.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...