Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shifrat/ Ja sa doza vaksine anti-Covid kanë siguruar vendet e Ballkanit përmes Covax, Shqipëria e dyta në listë

Vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat u lanë jashtë programit të shpërndarjes së vaksinave nga BE-ja po mbajnë sytë nga nisma Covax e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të siguruar vaksinën anti-Covdi-19.

Kështu në rajon, Kosova është vendi që ka siguruar më shumë doza vaksinash nga të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, plot 1 855 000 të tilla, përfshirë ato që do të vijnë nga Covax dhe Pfizer. Ndonëse me numrin më të lartë, në vend nuk ka mbërritur ende fizikisht asnjë dozë. Kosova ndiqet nga Serbia, që përveç vaksinës së Pfizer, po përdor edhe vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze të Sinovac.

Sipas deklaratave të autoriteteve në Shqipëri, deri tani janë siguruar 1 milion vaksina nga nisma Covax. Maqedonia e Veriut ka arritur të sigurojë rreth 830 mijë doza nga mekanizmi Covax . Mali i Zi është vendi që ka siguruar më pak vaksina deri tani, vetëm 240 mijë nga nisma Covax. Ndërkaq procesi i vaksinimit ka filluar deri më tani vetëm në Serbi dhe Shqipëri.

Ky bilanc për Ballkanin Perëndimor vjen ndërsa prodhuesi britaniko suedez i vaksinave AstraZeneca kërkoi pranë Agjencisë Europiane të Barnave miratimin e paraprak për përdorim, të vaksinës së prodhuar së bashku me Universitetin e Oksfordit. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e quajti menjëherë aplikimin, një lajm të mirë.

“EMA do të vlerësojë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës. Sapo ajo të marrë një opinion pozitiv shkencor, ne do të shpejtojmë punën për autorizimin e saj në Europë,” tha von der Leyen.

Kjo vaksinë është miratuar në Britani dhe pas dy vaksinave të BioNTech/Pfizer dhe Moderna-s do të jetë e treta që do të ndihmojë për t’i dhënë fund pandemisë, ndonëse deri tani vaksinimi në mbarë Europën ka qenë tepër i ngadaltë. Një vendim për vaksinën e AstraZeneca-s pritet më 29 janar.

Vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit mund të ruhet në temperaturë normale frigoriferike dhe ka çmim më të lirë, ndryshe nga ato të BioNTech/Pfizer Moderna-s. Ajo pritet të shpërndahet me përparësi në vendet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe është kryesorja në portofolin nismës COVAX, nismës së OBSH-së për shpërndarjen e vaksinës.

Postime të ngjashme

Arrestohet në Kukës shkupjani që dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët, ishte në kërkim ndërkombëtar

T E

E rëndë në Tiranë, 63-vjeçari godet me thikë djalin

T E

“Zgjedhjet”, Ministria e Brendshme: Zyrat për aplikimin e pasaportave dhe ID të hapura edhe sot

S.B.

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

T E

Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...