Agjencia Zhurnal.mk

Shifrat nga Veriu i Kosovës/ 5 raste të reja brenda 24 orëve, shkon në 94 numri i të infektuarve me koronavirus

5 raste të reja me koronavirus janë raportuar në veri të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit. Lajmi është bërë i ditur nga epidemiologu Aleksandar Antonijeviç, gjatë konferencës për media të shtabit të krizës.
Ai tha se dy persona të infektuar janë nga komuna e Leposaviçit, ndërsa tre të tjerët janë nga komuna e veriut të Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Mësohet se në total, në veri të Kosovës, janë 94 persona pozitivë, nga të cilët 43 janë shëruar dhe 6 kanë vdekur.

“Sa i përket pacientëve të hospitalizuar, situata është si vijon; 30 persona me pasqyrë të lehtë janë të vendosur në domin e studentëve në Mitrovicë, 10 persona në qendrën klinike po ashtu në veri Mitrovicës, 3 persona i kemi në qendrën klinike në Kragujevc, si dhe dy persona në qendrën spitalore Dragisha Mishoviç në Beograd. Natyrisht akoma vlen lutja që t’i përmbaheni rekomandimeve, bartjen e pajisjeve mbrojtëse, distancës sociale dhe sa më shumë të qëndroni nëpër shtëpitë tuaja”, tha ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...