Opozita ka kritikuar shpesh qeverinë për mos luftimin e krimit të organizuar.
Akuzave të opozitës mbi rritjen e kriminalitetit në vend, kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i përgjigjet me një status në profilin e tij në Facebook.
Rama ka publikuar disa shifra krahasuese nga numri i vrasjeve në vitin 2012 dhe 2019.
Sipas shifrave të publikuara nga Rama, në vitin 2012 numri i vrasjeve ishte 126, ndërsa në vitin 2019 numri i vrasjeve kishte rënë në 58.
Publikimin e këtyre shifrave Rama e shoqëroi me mesazhin duke ironizuar opozitën:
‘Me këto shifra që tregojnë sa shumë kanë harruar disa që flasin për rritje të krimit (ndërkohë që nuk po vendos 2020-ën sepse shifra është ende më shumë domethënëse, po meqë viti s’ka mbaruar akoma).
