Shilegov dhe Zaev të martën vizitojnë Çairin, do të zhvillohet debat i frytshëm me qytetarët

Shkup, 27 shtator – Ditën e martë (28.09) në ora 17:00, kryetari aktual i Shkupit si dhe kandidat për edhe një mandat nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov, së bashku me kryeministrin Zoran Zaev do të vizitojnë komunën e Çairit.

 

Takimi me qytetarët do të mbahet tek parku i Çairit. Në këtë takim do të ketë debat të frytshëm mes Shilegov, Zaev dhe qytetarëve. Debati do të zhvillohet me një fytyrë europiane siç i takon një kryeqyteti europian, informon Zhurnal.

Nga radhët e LSDM-së bëjnë thirrje për prezencë sa më masovike në takimin me Shilegov duke patur parasysh punimet e shumta që janë bërë në këtë komunë nga ana e Shilegov. Ndër projektet më të rëndësishme në këtë komunë nga ana e tij janë rikonstruimi i bulevarit Krste Misirkov, Nikolla Karev, Bosnja e Hercegovina si dhe krijimi i bulevarit të ri Hristijan Todorovski Karposh e cila lidhet tani direkisht me qarkoren në Radishan, bulevar i cili nuk ka ekzistuar më parë. Nuk mund të anashkalohen gjithashtu dhe kontributet nga NP “Parqe dhe Gjelbërime” që menaxhohet nga Qyteti i Shkupit.//Zhurnal.mk

Related posts

MASH: Në rrjedhë konkurse për punësim të 500 asistentëve arsimorë

D V

VMRO-DPMNE nisi fushatën në Ohër

D V

Për shkak të dëmtimit të tubit të kanalizimit nga shtrati i lumit Sushica derdhen fekale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More