Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shilegov: Dronët për monitorim të kapaciteteve industriale japin rezultate

Shkup, 17 nëntor, zhurnal.mk – Dronet termale të cilat lëshohen çdo mbrëmje me qëllim të monitorimit të kapaciteteve industriale japin rezultat, potencoi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Qëllimi i masës është zgjidhja e problemit me ndotjen, ndërsa siç informon kryetari i komunës, inspektorati ka zënë djegës të kabllove dhe parregullsi të ngjashme.

“Ka rezultat nga dronet. Ne kemi komunikuar në disa kthime me opinionin, ku inspektorati ka zënë djegës të kabllove, do të thotë kjo është periudha në të cilën jemi të fokusuar , dhe unë nuk do të lejoj derisa e udhëheq këtë qytet me kusht e thënë inspektorati i qytetit të flejë, por e kundërta, ta kryejë punën e tyre”, tha Shilegov në konferencën e sotme për shtyp në përgjigje të pyetjes.

Ai shtoi se në fazën finale është nënshkrimi i Memorandumit dhe marrëveshjes për grupime të shërbimeve inspektuese, qëllimi i së cilës është, të krijohet një shërbim adekuat i cili në të gjitha nivelet do ta mbulojë qytetin.

I pyetur për videot e mbeturinave në lagjen Tërnodoll, i cili dje u paraqit në rrjetet sociale, kryetari i komunës tha se gjendja me mbeturinat në këtë lagje është në rrjedhë të sanimit, gjegjësisht shqiptohen sanksione ligjore adekuate.

Ai tha se për momentin Qyteti nuk ka institucion përkatës për zgjidhjen e problemeve të këtij lloji, Shtoi se për këtë nevojitet polici komunale e Shkupit, e cila do të ketë rol parandalues.

Siç sqaroi, Inspektorati i Qytetit të Shkupit, veçanërisht ai i mjedisit jetësor, është përbërë prej rreth njëzet njerëzve, dhe nuk mund ta mbulojë gjithë territorin.

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...