Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shilegov: Është mirë të ketë bashkëpunim mes qyteteve

Shkup, 7 prill – Zhurnal.mk – Është mirë për qytetet tona që të bashkëpunojnë, por për fat të keq, nuk arritëm të takoheshim në periudhën e pandemisë, tha kryetari i Shkupit, Petre Shilegov për portalin grek “Etnos.gr” dhe shton se u ka dërguar urime kryetarëve të Athinës dhe Selanikut kur ishin zgjedhur para dy viteve, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Dërgova letra me urime për komunat Athinë dhe Selanik kur kryetarët e rinj i morën funksionet. Është mirë për qytetet tona që të bashkëpunojnë. Për fat të keq, nuk arritëm të takoheshim gjatë gjithë kësaj periudhe të pandemisë. Kostat Bakojanis iu përgjigj letrës sime. Megjithatë, nuk kisha kurrfarë përgjigje nga komuna e Selanikut. Me Kostas Bakojanis shkëmbyem urime edhe për vitin e ri”, tha Shilegovi.

Kryetari i Shkupit i bëri thirrje homologut të tij nga Selaniku, Konstantinos Zerbos më 13 nëntor të marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të çlirimit të Shkupit, megjithatë për shkak të pandemisë nuk u realizua udhëtimi.

Shilegovi konsideron se disa punë në bashkëpunimin me Selanikun mbetën prapa për shkak të koronavirusit, por beson se pas pandemisë shpejtë do të normalizohen marrëdhëniet.

Për “Etnos.gr”, kryetari i Shkupit foli edhe për anijet dhe e sqaroi vendimin për largimin e tyre.

“Për mua prioritet ka siguria e qytetit, sepse tre anijet e rreme gjenden në lum dhe mund t’i shkaktojnë dëm qytetit për shkak të mundësisë për derdhjen e ujit. Por përveç se projekt i rrezikshëm është edhe i padobishëm që nuk i nevojitet qendrës së qytetit. Nuk i takon traditës, kulturës dhe civilizimit tonë”, tha Shilegovi.

Sa i përket përmendoreve në sheshin e Shkupit, sqaron se janë në kompetencë të komunës Qendër dhe shpresë se “kali do të hiqet nga sheshi qendror”.

Postime të ngjashme

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Arsimi i lartë dhe biznesi – sfida dhe prioritete të përbashkëta”

Zekirija Haxhiu

Panel diskutim për perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut

Zekirija Haxhiu

An Linde në Shkup në bisedime me Zaevin dhe Osmanin për OSBE-në dhe për BE-në

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...