Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shilegov fjaloset me zjarrfikësit: Nëse doni shkoni, do të punësojmë të tjerë

Zhurnal Ads

Shkup, 27 tetor, zhurnal.mk – Zjarrfikësit e Shkupit edhe sot kanë dalë në protesta, duke kërkuar paga më të mëdha.

Gjatë shprehjes së revoltës së tyre, ata janë takuar me kryetarin Petre Shilegov, me të cilin edhe kanë diskutuar herë pas here me tone të larta.

Zjarrfikësit thonë se paga prej 19 mijë denarëve që e marrin është poshtëruese, për punën që e bëjnë.

Ndërsa Shilegov i përsëriti fjalët e tij të mëhershme: “Nëse doni të largoheni, shkoni – do të shpallim konkurs për zjarrfikës tjerë”.

“Ua paguajmë shërbimet mjekësore, si dhe mundësinë për të marrë para nëse hasni në rrezik në vendin e punës. Nëse largoheni, do të punësojmë zjarrfikës të rinj. Bazë ligjore për pagat që kërkoni për momentin nuk ka. Ligji duhet të ndryshohet në qershor të vitit 2021. Më herët nuk mundet”.

Ndërsa komandanti i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit Vlladimir Simonovski, sot në një intervistë tha se ky problem ekziston prej vitit 2014. Ai tha se që atëherë është sjellë vendim ligjor që zjarrfikësit të marrin 20 përqind shtesë për rrezik gjatë punës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Një qytetar i Manastirit është arratisur nga Kovid qendra rajonale, ndërsa më pas ka vdekur nga Covid-19

E.E.

Edhe kancelarja Merkel deklarohet mbi mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare

T E

Pa rrymë elektrike nesër do të jenë këto komuna të Shkupit

T E

Mickoski: Qeveria e paaftë është rrezik i njëjtë sikurse virusi

T E

Gashi: Rreth 8 milionë euro janë ndarë për kulturën shqiptare kur Alternativa drejtonte Ministrinë e Kulturës

B M

Kërkohet vazhdimi i gjendjes së krizës për edhe gjashtë muaj të tjerë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...