Shilegov: Janë rritur çmimet e patundshmërive, i kemi pasuruar edhe qytetarët

Shkup, 29 shtator – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, duke folur për infrastrukturën e qytetit të Shkupit, në Emisionin Debativ” në TV SHENJA, ka thënë se me depërtimin e disa koridoreve në pjesën veriore të qytetit, janë rritur edhe çmimet e patundshmërive.

“Unë mendoj se qytetarët kur paguajnë taksat dhe e mbushin arkën e Qytetit, atëherë qyteti duhet t’i shpërblej qytetarët në një mënyrë. Nuk ka gjë më të rëndësishme se Shkupjanët në Shkup. Nuk është Shkupi për shkak të kryetarit, nuk është Shkupi për partitë politike, por Shkupi është për Shkupjanët. Për këtë arsye përkushtimi im ishte në këtë drejtim. Se si ata të përmirësojnë mënyrën dhe standardin e jetesës. Në fakt, nëse dëshironi të flasim në aspektin ekonomik. Me depërtimin e disa koridoreve në pjesën veriore të qytetit, janë rritur edhe çmimet e patundshmërive, defakto për 20 deri në 30%. Nëse ju keni patur banesë prej 50 metra katrorë, i cili deri para se të jem kryetar i Shkupit ju ka kushtuar 30 mijë euro, në këtë moment ju kushton 45 ose mijë euro. I kemi pasuruar edhe qytetarët në këtë mënyrë”, ka deklaruar Shilegov.

Shilegov më tej ka shtuar se infrastruktura e mirë si dhe lëvizja e mirë e njerëzve, kualiteti i jetesës, urbanizimi janë një nga fundamentet që qyteti të mund të frymojë lirshëm.

Related posts

Fushatë e AUV-së: Kafshët e ngordhura të mos preken, por të paraqiten në aplikacionin “Stop tërbimit”

Z H

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Shilegov: Mbështetje e fuqishme financiare për qytetarët, 50% vakt më i lirë për studentët, deri në 50% kosto më e ulët për çerdhet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More