Shilegov: Jemi krenarë që gjithmonë kemi qenë ana e vërtetë e historisë

Shkup, 11 tetor – Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov sot nga manifestimi në kryeqytet  duke ua uruar qytetarëve Ditën e kryengritjes popullore – 11 Tetorin theksoi se  pas 80 viteve të plota kujtohemi në guximin dhe vendosmërinë e partizanëve tanë dhe se detyra dhe obligimi ynë  është ta ruajmë atë kuptim dhe të  përkujtojmë në idealin e tyre.

 

Ai shtoi se me urtësinë e udhëheqjes maqedonase,  unitetin e  popujve tanë dhe forcën e armës tonë është fituar fashizmi.

Shilegov shtoi se bashkësia e njerëzve tanë shkupjanë, maqedonas  dhe shqiptarë, sot është më e nevojshme se kurrë më parë.

Kryetari i qytetit të Shkupit tha se  kozmopolitizmi, solidariteti dhe progresi është rruga nëpër të cilën së bashku hapërojmë.

“Thellë besoj se kjo është e mundur. Shkupi dëshmoi se gjithçka është e mundur. Dora jonë miqësore e zgjatur për secilin,  edhe në vend edhe jashtë, le të jetë sfidë për të gjithë,  ta promovojmë së bashku respektin e ndërsjellë, dashurinë, miqësinë dhe humanitetin. Prandaj unë, bashkëqytetarët e mi nga Shkupi dhe gjithë populli maqedonas nuk kemi nga çka të turpërohemi dhe  nuk kemi pse ta rishikojmë historinë tonë. Jemi krenarë që gjithmonë kemi qenë në anën e vërtetë, në anën e lirisë dhe drejtësisë. Prandaj ne me krenari mundemi në mënyrë miqësore tia zgjatim dorën secilit dhe në çdo kohë. Si njeri principiel gjithmonë kam qenë kundër fashizmit  edhe në vend dhe jashtë. Kjo që sot jetojmë të lirë na obligon në përcaktimin antifashist. Prandaj në vend të ndarjeve dhe urrejtjes kemi për obligim t’i promovojmë  së bashku parimet e lirisë, drejtësisë dhe njerëzimit. Të respektohemi në mënyrë të ndërsjellë secili me tjetrin, me fqinjët në vend, me fqinjët  e Ballkanit. Atë ua kemi borxh luftëtarëve, partizanëve, çlirimtarëve”, bëri thirrje Shilegov.

Shilegov tha se 11 Tetori na obligon në respekt dhe besnikëri ndaj vendit tonë, por edhe të mos harojmë sa e shtrenjtë është liria.

Related posts

Mickoski: Në këto zgjedhje nuk zgjidhni vetëm kryetar komune

D V

Syrija Rashidi u zgjodh Kryetar shtabi i Aleancës në Strugë

D V

Mariçiq për takimin e Figelit me Kamçevin: Shumë zhurmë për asgjë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More