Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shilegov kërkoi nga KSHPK ta shqyrtojë furnizimin e shkallës zjarrfikëse

Shkup, 4 maj – Zhurnal.mk – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot iu drejtua Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) me kërkesë për shqyrtimin e dyshimeve eventuale për ekzistimin e korruposionit dhe përplasjes së interesave gjatë realizimit të furnizimit të automjetit të specializuar – shkallës zjarrfikëse, e cila paraqet pajisje e vetme e këtij lloji të Brigadës për mbrojtje zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, informojë nga Qyteti.

“Me qëllim të pengimit të përhapjes së lajmeve të rreme dhe dezinformatave në opinion, kërkuam nga KSHKP-ja, përmes mekanizmave të veta, të zbatojë procedurë për konfirmimin e parregullsive eventuale dhe në këtë mënyrë t’i informojmë qytetarët e Shkupit për rregullsinë e procedurës gjatë furnizimit të shkallës së tillë zjarrfikëse”, thotë Shilegov në kërkesën deri te KSHKP-ja.

Sa për kujtim, shton ai, kjo është hera e parë që Brigada për mbrojtje zjarrfikëse në Shkup të furnizojë pajisje të tillë të sotistifikuar, me të cilën mund të intervenojnë në objekte, të cilat kanë më shumë se pesë kate, diçka që deri tani nuk ka qenë e mundur për shkak të munegsës së pajisjes adekuate.

“Pas 27 viteve, kjo administratë e Qytetit investon në pajisje për heronjtë e Qytetit, por edhe në sigurinë e të gjithë qytetarëve të Shkupit. Bëhet fjalë për furnizim të zbatuar përmes procedurës me transparanecë të lartë në tender ndërkombëtar, i cili ka zgjatur gjashtë muaj dhe vlera e të cilit ishte 1,7 milionë euro me TVSH”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...