Shilegov: Më e mira për Shkupin dhe Aerodromin vazhdon me Smart siti Shkup dhe mbështetje financiare për të rinjtë

Shkup, 5 tetor – Kryetari aktual i Shkupit Pete Shilegovi në tubimin e sontëm partiak të LSDM-së në Aerodrom, tha se jo rastësisht sonte janë mbledhur në parkun e ri në Muçurin, në vendin e të cilit deri para dy viteve më parë ka pasur deponi shumëvjeçare.

“Për dallim nga më herët kur VMRO-DPMNE-ja për Shkupin 2014 investoi 700 milionë euro në  polistiren, gurë dhe bronz, vetëm 1 kilometër katror në qendër të qytetit, Aerodromit në këto  4 vite i kushtuam kujdes të veçantë”, theksoi sonte në Karvanin “Më e mira për komunën time” në Aerodrom kandidati i LSDM-së dhe i Koalicionit për kryetar të Shkupit Petre Shilegovi.

Ai paralajmëroi se për një muaj do të hapet ura e bulevardit KAÇKM, i cili ishte vetëm premtim nga kryetarët e mëparshëm, ndërsa me lidhjen e tij nëpër Keramidnicë, me bulevardin Foce Dellçev, hapet një korridor i ri për 80.000 njerëz të harruar këtu në të kaluarën.

Ai theksoi se qytetarët janë të rëndësishëm, dhe pikërisht për këtë fillon projekti Shkupi Smart siti me digjitalizim të plotë të shërbimeve, përmes të cilit drejtpërdrejt dhe vetë vendosin ku dhe si investohen paratë e tyre.

Ai e prezantoi planin për mbështetje financiare për të rinjtë me të cilin motivohen të rinjtë të mos shpërngulen jashtë vendit dhe të qëndrojnë të jetojnë në Shkup.

Related posts

Në mesnatë skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatura të pavarura në zgjedhjet lokale

Redaksia

MPJ: Serbia arreston diplomat të Maqedonisë së Veriut

D V

Konferenca ndërkombëtare “Rimëkëmbja ekonomike dhe rritja pas kovidit” më 6 dhe 7 shtator në Shkup

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More