Shilegov: Me Smart të gjithë kemi rrugë të ndriçuara dhe të sigurta, shtigje biçikletash dhe trotuare

Shkup, 4 tetor – Me projektin Smart siti Shkupi do të bëhet qyteti i parë në shtet ku qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë vet do të vendosin se ku dhe si investohen paratë e tyre. Përmes aplikacionit “Shkupi im” në telefonin e tyre celular, shkupjanët do të mund të votojnë për propozime, të definojnë prioritete dhe me atë vetë të krijojnë politika në qytet, paralajmëroi Petre Shilegov kryetar aktual i Qytetit të Shkupit dhe kandidat për mandatin e dytë të Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja.

 

Ai së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski sonte realizuan takime në mëhalla me bashkëqytetarët e tyre, të shoqëruar nga bartësit e listave kandidate për këshilltarë për Shkupin – Sofia Pejkova dhe për Qendrën – Andriana Budimir.

“Me Skopje Smart siti, Shkupi bëhet qytet pa sportelë. Shkupi të gjitha shërbimet do t’i japë onlajn dhe me këtë bëhet qyteti i parë i digjitalizuar në tërësi në rajon. Të gjitha pagesat dhe të gjitha dokumentet do të jenë në dispozicion në internet ose në telefonin e qytetarëve. Përmes këtij projekti vihen 10.000 ndriçuese të reja led me çka Shkupi bëhet me rrugë të ndriçuara dhe të sigurta, shtigje biçikletash dhe trotuarë, ndërsa i kursen 1,3 milionë euro në vit në energjinë elektrike”, tha Shilegov.

Duke u përqendruar në periudhën e deritanishme, Shilegov shtoi se edhe në Qendër do të investojë më shumë projekte kapitale të rëndësishme.

Në vijim është, shtoi, rikonstruimi i Sallës Universale ndërsa sivjet filluam edhe me rikonstruimin e bulevardeve “Kuzman Josifovski Pitu” dhe “Mitropolit Teodosij Gologanov”.

Në pjesën e zonave të gjelbra në qytet, potencoi, në Qendër janë bërë mbi 53700 metra katrorë sipërfaqe të reja dhe të rikonstruuara të parqeve, me mbjelljen e mbi 52000 fidaneve.

Related posts

Zjarr afër anijes në Vardar

D V

Lëvizja BESA: Kemi projekte konkrete për çdo komunë

Z H

Bilall Kasami: Lutemi për Tetovën!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More