Shkup, 3 mars – Zhurnal.mk – Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov sot mori pjesë në ceremoninë e varimit të kryetarit të Zagrebit, Milan Bandiç për ti dhënë lamtumirën e fundit.
Sot në Zagreb është shpallur ditë zie në shenjë respekti për kryetarin tanimë të ndjerë të Zagrebit, Milan Bandiç.
Mëngjesin e sotem zëvendësja e Zagrebit Jelena Paviçiq Vukiçeviç priti në ceremoninë e varimit kryetarin e Shkupit Petre Shilgov, të Sarajevës – Abdulah Skaka,të Beogradit- Zoran Radojiçiq, të Splitit – Andro Krstuliç –Opara, dhe të Lubljanës –Zoran Jankoviç, të cilët u shënuan në librin e ngushëllimeve në adminitratën e qytetit./Zhurnal.mk