Shilegov: Në çdo komunë investojmë njejtë

Shkup, 6 tetor – Investuam shumë dashuri në çdo lagje, në çdo kat të qytetit tonë. Përderisa VMRO-DPMNE përmes projektit “Shkupi 2014” investoi mbi 700.000 euro në stiropor, gur dhe bronz, në vetëm 1 kilometër katror në qendër të qytetit, ne investojmë në çdo komunë njejtë. Për ne nuk ka lagje më të rëndësishme dhe më pak të rëndësishme, për ne nuk ka njerëz më shumë të rëndësishëm dhe më pak të rëndësishëm. Secili njeri është[ i rëndësishëm. Secila komunë, secila lagje, secili vendbanim janë njejtë të rëndësishëm, porositi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga LSDM dhe koalicioni, Petre Shilegov.

Para banorëve të Draçevës, ai përkujtoi se në komunën Kisella Vodë për vetëm një mandat tërësisht janë rikonstruuar rrugët “Anton Popov”, “Bihaqka”, “Cërniçe”, “Vostaniçka” dhe “Zharko Zrenjanin”,  është ndërtuar rreth rrotullim në udhëkryqin në bulevardin “Serbia” me rrugën “Hristo taraçev”. Në fazë të fundit është ndërtimi i rrugës “Eseninova”, me atë, siç tha, e mirëmbajmë fytin e ngushtë të komunikacionit afër Kombinatit të duhanit.

Shkupi, siç tha, do të jetë qytet pa tollovi në komunikacion, me zonë më të madhe të këmbësorëve në Evropë në qendër të qytetit. “Sot e prezantova planin me të cilin bulevardin ‘Maqedonia’ (Bulevardi jugor) e bashkojmë me ‘Koço Racin’ dhe ‘Bihaqka’ me dy rreth rrotullime dhe tunele nën objektin e ‘Limak’ deri tek ndërtesa e ish-‘Nova Makedonija’ me çka e zgjidhëm edhe këtë pjesë të ngushtët ë komunikacionit në qytet. Ky korridor mundëson pa kalim përmes qendrës së ngushtë të qytetit, qytetarët të cilët udhëtojnë nga Kisella Voda të arrijnë deri në Karposh dhe Gjorçe Petrov”, theksoi Shilegov.

Ai foli edhe për projektet e realizuara – çatinë e gjelbër të QTQ-së, rikonstruimin e keji “13 Nëntori”, rikonstruimin e rrugëve të mesme “Braqa Milladinovcki” dhe “Vasill Antrvski – Dren”… Në Kisella Vodë, siç tha, arritëm në  vendet e deponive të dikurshme të ngrisim mbi 22.000 metra katrorë parqe të reja ku janë mbjellë mbi 1.000 fidane. 

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

Murseli: Buxhet të posaçëm për kategoritë e ndjeshme sociale

D V

Ndarja e kartelave të para për “naftë të gjelbër” në Tetovë, Zhelinë, Tearcë dhe Jegunoc

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More