Shilegov në takim me bashkësinë e biznesit në Vizbeg

Shkup, 7 tetor – Kryetari aktual dhe kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sonte në Vizbeg mbajti takim me bashkësinë e biznesit nga Vizbegu në prani edhe të kryetarit të komunës së Butelit, Velimir Smilevski.

 

Afaristët Shilegovit ia potencuan ndërtimin e qarkores në bulevardin Sllovenia, ku së shpejti do të fillojnë punimet ndërtimore dhe theksuan se me të dhe vazhdimin e bulevardit Sllovenia deri në Vollkovë dhe Hasan Prishtina deri në qarkoren në drejtim të Kosovës, do të mundësohet zhvillim ekonomik më i fuqishëm i kësaj pjese të qytetit.

“Me ndërtimin dhe zgjerimin e bulevardit Nikolla Karev si edhe me ndërtimin e megaprojektit tek Rruga e Kaçanikut, hapen mundësi të mëdha për vende të reja pune dhe përmirësimin e ekonomisë lokale në Vizbeg. Si kryetar i Qytetit të Shkupit potencova se do të vazhdojmë me investimet në infrastrukturë pasi prioritetet e qytetarëve dhe bashkësisë së biznesit gjithmonë i kemi në radhë të parë”, theksoi Shilegov në takim.

Related posts

VMRO-DPMNE: LSDM të mbështesë Rezolutën në Kuvend

D V

Osmani në takim me Vendi Shermanin dhe vendet aleate për situatën në Afganistan

D V

Pendarovski ua uroi ditën e parë të shkollës nxënësve të klasave të para

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More