Shilegov në takim me pensionistët në shënimin e Ditës së të moshuarve

Shkup, 1 tetor – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sot mori pjesë në shënimin e Ditës ndërkombëtare të të moshuarve – 1 Tetori, që u mbajt në hapësirën e Parkut të Qytetit.

Në ngjarje morën pjesë përfaqësues nga shoqata e pensionistëve të cilët financiarisht i mbështet Qyteti i Shkupit.

“Sot është dita kur ju nderojmë juve më të moshuarit për gjithçka që keni bërë për ne dhe për shoqërinë tonë. Për pjesën tuaj në zhvillimin e bashkësisë, për investimin tuaj në të ardhmen perspektive dhe punën tuaj për jetë cilësore. Me kënaqësi dua t’ua uroj 1 Tetorin, Ditën ndërkombëtare të të moshuarve dhe t’ju dëshiroj jetë të gjatë dhe të lumtur. Kam nderin të jem para jush këtu dhe t’ju them se rëndësia, guximi dhe përvoja të cilën e keni ju për të gjithë ne është vlerë e cila na inkurajon. Prandja jam falënderues për mbështetjen joegosite të cilën e jepni në bashkësinë lokale dhe ju ftoj të vazhdojmë së bashku për ta ndërtuar Shkupin në një vend edhe më të mirë për jetesë”, tha Shilegov në takim. 

Related posts

Zaev: Besoj se regjistrimi do të jetë i suksesshëm

D V

BDI fushatën e nisi në Gostivar

Redaksia

Zaev: Qytetarëve u ofrojmë gamë të gjerë të kandidatëve që të zgjedhin më të mirin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More