Agjencia Zhurnal.mk

Shilegov: Në Vardarishte nuk deponohen mbeturina të reja por bëhet përpunimi i tyre

Shkup, 14 gusht – Zhurnal.mk – Deponia Vardarishte ka qenë në shfrytëzim intensiv për hedhje të mbeturinave komunale të Qytetit të Shkupit nga viti 1997, ku u hap kapaciteti Drislla, dhe ajo që de fakto ndodh atje tani është në tërësi dekompozim i mbetjeve komunale të deponuara që është problem ekologjik serioz potencial për Qytetin e Shkupit. Qyteti dhe “Higjiena komunale” atë që për momentin e punojnë në Vardarishte është se atje ka një kapacitet të stacionit ngarkues ku dërgohen mbeturinat në atë pjesë të qytetit, bëhet selektimi primar, ngarkohet në automjete dhe dërgohet në Drislla, që do të thotë se mbeturina e re komunale nuk gjenerohet, por bëhet përpunimi i tij primar dhe dërgohet në Drislla.

Këtë sot në deklaratë për mediat e theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov pas brifingut me gazetarët për ish deponinë Vardarishte dhe problematika që ekziston atje dhe me të cilën përballet Qyteti, por edhe qytetarët të cilët jetojnë në afërsi.

“Problemet lindin nga një vend i papërshtatshëm afatgjatë dhe mënyrë joadekuate e deponimit shumë dekadëshe të mbeturinave komunale. Në afërsi të drejtpërdrejtë të vetë lokacionit ekzistojnë tri subjekte juridike të cilat menaxhojnë me mbeturinat, ndërsa të cilat si institucione janë nën kompetencë të jashtëzakonshme të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor, përkatësisht qyteti nuk e ka ingerencën të mund t’i inspektojë ose të caktojë ç’farëdo lloj sanksioni nëse të njëjtat në mënyrë joadekuate e kryejnë veprimtarinë e tyre, edhe pse i monitorojmë. I monitorojmë për arsye të njëjtë që shërbimet tona inspektuese janë atje të pranishme për shkak të ekzistimit të tri lagjeve të egra, të përpunimit joformal të mbeturinave, të cilat si të tilla i sanksionojmë. Kontrolli inspektues në dy vitet e fundit është rritur për 300 për qind për dallim nga e kaluara”, potencoi Shilegov.

Informon se Qyteti në ndërkohë ka përpunuar studim për sanim të tërësishëm të Vardarishtes, për mbrojtje të tërësishme të atij lokaliteti.

“Sipas atij studimi të cilin e kemi bërë të kryhet një mbrojtje primare në atë hapësirë me teknologjitë të cilat janë të njohura, nevojiten për mbrojtjen primare diku rreth 25 milion euro, ndërsa për sanim të tërësishëm diku rreth 40 milion euro mjete të cilat Qyteti i Shkupit për fat të keq nuk i ka në dispozicion. Tashmë kemi biseda me një pjesë të përfaqësuesve të BE-së këtu, por mendoj se si problem, si mënyrë e zgjidhjes do të duhet edhe MMJPH të participojë me qëllim të rrezikut potencial për mjedis jetësor në Shkup më tutje të mos ketë. Atë që ne e bëjmë është atje të instalojmë shufra nëntokësore, kullon, gazra metani të cilat krijohen poshtë të mos paraqesin rrezik ekologjik eventual”, shtoi Shilegov.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...