Shilegov: Nga 150 në 200 euro shpenzime më të ulta vjetore për prindërit me fëmijë në kopsht ose shkollë

Shkup, 5 tetor – Kryetari aktual i Qytetit të Shkupit dhe kandidati për zgjedhjet e ardhshme lokale, Petre Shilegov, sot në Parkun e Qytetit së bashku me të gjithë kandidatët nga komunat e Shkupit të koalicionit LSDM, prezantoi pako masash të destinuara për prindërit e ardhshëm , fëmijët në kopshte, nxënës nga shkollat ​​fillore dhe të mesme dhe student nga Shkupi.

“Shkupi është një qytet solidar dhe si i tillë ka mundësinë të investojë dhe mbështesë të gjithë, t’i inkurajojë ata të qëndrojnë dhe të jetojnë në qytet dhe të krijojnë kushte për jetë cilësore të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm. Të udhëhequr nga kjo ide, sot ne e paraqesim planin e përbashkët për ndihmë financiare për disa kategori shumë të rëndësishme të qytetarëve, të rinjve, studentëve, prindërve aktualë dhe të ardhshëm. Ata studiojnë këtu, prindërit kujdesen për fëmijët e tyre dhe në këtë periudhë të jetës çdo qindarkë është e rëndësishme për ta. Si person, si prind, si kryetar komune dhe kandidatë për kryetarë komune, unë e di se mbështetja financiare është e rëndësishme për ta në këtë periudhë dhe kjo është arsyeja pse ne i plotësojmë nevojat e tyre”, tha Shilegov.

Për fëmijët që ndjekin kopshtet shtetërore, ai paralajmëroi mbulimin e një maksimumi prej 50 për qind të kostos mujore, duke i inkurajuar familjet të qëndrojnë në Shkup.

“Falë Qytetit dhe Komunave, familjet me një fëmijë në kopsht do të mund të kursejnë deri në 150 euro në vit, ndërsa dyfish ose trefish më shumë për ata që kanë dy ose tre fëmijë në kopsht”, thotë kryetari i komunës.

Mesatarja aktuale prej 1400 denarë për kopsht në Shkup do të reduktohet në 700 denarë, gjë që inkurajon prindërit të investojnë në zhvillimin e fëmijëve të tyre, shëndetin dhe lumturinë e tyre familjare.

Për nxënësit e shkollave fillore në Shkup, është parashikuar gjithashtu deri në 50 përqind ushqime më të lira gjatë qëndrimit të tyre në shkolla.

“Prindërit do të mund të kursejnë deri në 200 euro në vit nga buxheti i familjes nëse marrim shumën prej 2000 denarë në muaj që jepen sot për këtë qëllim. Ne e bëjmë vaktin të disponueshëm për çdo fëmijë, ndërsa prindërit i kompenzojmë për shpenzimet fikse mujore, tha Shilegov.

Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët kanë transport falas, por Shilegov paralajmëroi se këto përfitime do t’i zgjerojnë edhe për ata që duan të vazhdojnë shkollimin në Shkup.

Me pakon e masave do të sigurohen edhe njëqind bursa për gjimnazistët më të mirë nga komunat e qytetit të Shkupit, në vlerë prej 12,000 denarë në muaj, të cilët do të regjistrohen në disa nga universitetet shtetërore në kryeqytet.

Në varësi të komunave, ai theksoi se janë ndarë 350 denarë për fëmijë. Mesatarisht, janë rreth 2000 fëmijë në kopsht, pra 120,000 euro për komunë.

Related posts

Spasovski: Menaxhimi efektiv me migrimet mbetet një nga prioritetet kryesore

D V

Prokuroria hapë aktakuzë për blerjen e 202 autobusëve dy katësh

Z H

Në Shkup janë sanksionuar 224 shoferë – 133 për vozitje të shpejtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More