Shilegov nga Gjorçe Petrovi: Kemi rikonstruuar rrugët 4 Korriku dhe Gjorçe Petrov, ndërsa rrugën Luka Gerov e përfundojmë deri në fund të vitit

Shkup, 22 shtator – Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit Aleksandar Naumovski sonte vizituan lagjet Seksion dhe Kisella Jabuka në këtë komunë të Shkupit.

  • Për ne çdo njeri është i rëndësishëm, çdo komunë është e rëndësishme. Për këtë arsye punojmë që të gjitha komunat të zhvillohen me ritëm të shpejtë tha Shilegov.

Duke folur për periudhën e deritanishme, Shilegov theksoi se edhe në Gjorçe Petrov ashtu si në komunat tjera të Shkupit investohet në projekte të rëndësishme kapitale.

  • Kemi rikonstruuar rrugët 4 Korriku dhe Gjorçe Petrov, të cilat shfrytëzohen kryesisht nga bashkqytetarët tanë në Seksionin dhe lagjet tjera përreth deklaroi Shilegov.
  • Filluam edhe me rikonstruimin e rrugës Lluka Gerov si arterie kryesore në trafik në lagjet Dame Gruev, ndërsa përditë e përdorin edhe banorët e Novo Selës, Volkovës, Kisella Jabukës dhe Kuçkovës. Rikonstruimi i kësaj rruge është planifikuar të përfundojë në fund të vitit tha Shilegov.

I paatruam deponitë e egra në komunë, ndërtuam shtigje të reja për biçikleta, dhe krijuam hapësira të reja të gjelbërta. Vendosëm rrjet të ri të kanalizimit fekal dhe atmosferik atje ku është i nevojshëm. Gjithë këtë e bëjmë së bashku me pushtetin lokal për qytetarët e Gjorçe Petrovit u shpreh Shilegov.

  • Investuam mbi 52 milion denarë në rikonstruimin e shkollës së mesme Koço Racin të cilën e filluam këtë vit. Siguruam pastrues të ajrit për çdo klasë shtoi Shilegov.

Në pjesën e hapësirës së gjelbër të qytetit, Shilegov theksoi se në Gjorçe Petrov janë gjelbëruar mbi 6400 metra katrorë, ndërsa janë mbjellë mbi 1000 fidane të reja.

Related posts

FDR përkrah Programin e Iniciativës për Gostivarin që duam

D V

Savka Todorovska: Gratë në politikë, nën hijen e burrave

N E

Iniciativa qytetare i jep afat Carovskës, shprehen kundër eksperimentit me libra dixhital

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More