Agjencia Zhurnal.mk.

Shilegov: Njerëzit në Shkup janë mbi politikën dhe janë në mënyrë të barabartë të rëndësishëm

Shkup, 1 tetor – Shkupjanët dhe shkupjanet do të zgjedhin zhvillim dhe kontinuitet të qytetit tonë, për shkak se njerëzit janë mbi politikën. Shkupi është mbi politikën. Në Shkup të gjithë jemi në mënyrë të barabartë të rëndësishëm, pa marrë parasysh nga cili vend i tij vijmë edhe në periferi edhe në qendër, porositi sot kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Shilegov së bashku me kandidatin e LSDM-së për kryetar të Komunës së Kisella Vodës, Filip Temellkovski kryen ekspertizë në aktivitetet ndërtimore në bulevardin “Boris Trajkovski” drejt Draçevës.

Kryetari i Shkupit informoi se ata janë duke punuar në depërtimin e pjesës tjetër të bulevardit “Boris Trajkovski” nga Pintia deri në Draçevë dhe shtoi se në këto 2 ose 2.5 km e gjithë procedura tashmë është përfunduar dhe aktivitetet ndërtimore janë duke u zhvilluar. “Ky shteg përfundon në urën pranë Draçevës, me një rrethrrotullim të madh në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e bashkëqytetarëve tanë nga Batinca dhe Sopishte”, tha Shilegov.

Temellkovski theksoi se katër vitet e fundit Kisella Voda ka treguar se së bashku me pushtetin qendror dhe Qytetin e Shkupit po punojnë në projekte kryesore për lëvizjen më të lehtë të qytetarëve dhe ngritjen e cilësisë së jetës në kryeqytet dhe në Komunë. 

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky