Agjencia Zhurnal.mk

Shilegov paralajmëron largimin e urës për këmbësorë në Bit Pazar

Shkup, 18 nëntor – Zhurnal.mk – Ura jofunksionale për këmbësorët në Bit Pazar drejt mbylljes. Kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se problemin e krijuar në bit Pazar me urën dhe kalimin ilegal do ta zgjidhin bashkë me komunën e Çairit.

Ai tha se nga kreu i Çairit ka kërkuar që ura të riparohet ose e njëjta të mbyllet ndërsa për këmbësorët të legalizohet kalimi i cili deri tani ishte ilegal.

“Për fat të keq ura e këmbësorëve është e papërdorshme dhe qyteti nga ana tjetër nuk ka as mundësi apo detyrim. Për fat të keq nuk kemi asnjë mundësi ligjore për të ndërhyrë pasi nuk është investimi ynë, unë kërkova që ura të riparohet në mënyrë që qytetarët të mund ta përdorin atë. Unë shpresoj se së shpejti do të marrim një përgjigje nga komuna e Çairit se në çfarë drejtimi do të shkojnë gjërat, nëse zyrtarisht mbyllim urën e këmbësorëve ta mbyllim dhe ta largojmë nga aty me qëllim që të ndërtojmë një kalim legal në bulevardin në Bit Pazar”, tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Ditë më parë kreu i Çairit tha se disa herë ka kërkuar nga Shilegovi legalizimin e kalimit por ky i fundit e ka kundërshtuar duke u arsyetuar se në të njëjtin vend nuk mund të ekzistojë kalim dhe urë për këmbësorët. Edhe drejtuesi i Odës së tregtarëve kërkoi që Institucionet përgjegjëse të vendosin viza të bardha dhe semaforë në këtë kalim. Ura jofunksionale dhe kalimi ilegal paraqesin rrezik serioz për kalimtarët pasi vitin e kaluar është regjistruar edhe një viktimë e cila ishte goditur nga autobusi urban deri sa po kalonte rrugën.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...