Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shilegov “për” ligj të ri për mbrojtjen e Vodnos

Shkup, 10 shkurt – Shtohen kërkesat e ambientalistëve që Vodno të mbrohet me Ligj të ri, në vend të vendimit për shpalljen e zonës së mbrojtur të kategorisë së pestë. Këtë e mbështeti sot edhe kreu i Shkupit Petre Shilegov i cili tha se që nga fillimi ka qenë që për Vodnon të ketë ligj të ri të posaçëm.  Në debatin publik për Vodnon, përfaqësuesi i Qytetit të Shkupit mbrojti qëndrimin që mali të mbrohet me vendim, dhe jo me ligj.

“Unë në asnjë variant nuk kam ndërmend ta zhvendos vijën e ndërtimit në Vodno. Unë madje thashë se unaza jugore që është paraparë me vite të tëra në Planin e Përgjithshëm Urbanistik që nënkupton shkatërrimin e Vodnos, me PPU-në e ardhshme do e fshijmë”, tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

Nga Ministria e mjedisit tash për tash janë të rezervuar. Ata thonë se do të shqyrtohen të gjitha mendimet, komentet dhe vërejtjet e dhëna në debatin publik për Vodnon.

“Procesi i konsultimit të qytetarëve është ende i hapur dhe sipas afateve ligjore do të zgjasë deri më 13 shkurt. Të gjitha komentet dhe vërejtjet lidhur me Projekt-vendimin për Vodnon do të shqyrtohen nga aspekti i kompetencës së Ministrisë së ambientit dhe Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve që ka përgatur Studimin për vlerësimin e zonës së mbrojtur park-pylli Vodno”, thonë nga Ministria e Mjedisit.

Ministria do të përgatitë raport nga debati publik të cilin do ta publikjë dhe dorëzojë në Qeveri. Profesorët universitarë dhe OJQ-të kërkojnë për Vodnon të miratohet ligj i veçantë, me të cilin mali Vodno do mund ta mbrojë qytetin nga përmbytjet. (Alsat-M)

Postime të ngjashme

“Qeveria furnizohet me automjete zyrtare, por jo dhe me zjarrfikëse dhe ambulanca”

Z H

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar

Z H

Pendarovski: Armata është e gatshme të intervenojë kudo

Z H

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...