Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Shilegov: Për ndërtimet joligjore duhet bashkëpunim mes Qytetit të Shkupit dhe komunave të Shkupit

Zhurnal Ads

Shkup, 17 shtator – Zhurnal.mk – Tani ekzistojnë rreth 140 ndërtime joligjore në territorin e Qytetit të Shkupit. Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, si dhe më parë, përsëriti se ky institucion nuk ka autorizim mbi to dhe se për këtë është i nevojshëm bashkëpunimi me të gjitha komunat e Shkupit dhe kryetarët e komunave. Ai pret që zgjidhje për këtë të gjendet me zbatimin e mëtejshëm të decentralizimit.

“Unë kam shprehur mendimin tim disa herë në periudhën e kaluar për funksionimin e inspektimeve në territorin e Qytetit të Shkupit, të cilat kanë kompetenca të përziera. Unë pres që në procesin e decentralizimit, të fitohet përfundimisht pluralizëm kur bëhet fjalë për mbikëqyrje inspektuese mes qytetit dhe komunave, në mënyrë që Qyteti të ketë një farë lloj kontrolli mbi zhvillimet në terren”, tha Shilegov duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në komunën e Aerodromit.

Statistikat tona, shtoi Shilegov, tregojnë se për momentin ka rreth 140 ndërtime joligjore në territorin e Qytetit dhe se kjo është diçka për të cilën të gjithë kryetarët e komunave duhet të ndërmarrin masat e duhura.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zv.ministri Nuhiu: Të sigurohen kushtet për seancat gjyqësore online

admin

Carovska: Mësimi në distancë është përgjigje e suksesshme me sfidat nga pandemia

admin

OPG: Po u shkurtua orari i punës, humbjet do të jenë deri në 22 milion euro

Z H

Maqedonia në luftë me lajmet e rreme rreth vaksinës

D J

Për dy javë vijnë testet e shpejta në Maqedoninë e Veriut, rezultatet për 15 minuta

E.E.

Filipçe “pajtohet” me motrat medicinale nga Klinika Infektive, i fton në bisedë të përbashkët

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...