Shilegov për programin e Arsovskës: Gjërat që ajo i premton, tashmë janë duke u bërë

Shkup, 1 tetor – Duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari në lidhje me prezantimin e programit të kandidates Danella Arsovska, kryetari i Shkupit Petre Shilegov vuri në dukje se nga sa dëgjoi, Arsovska premton gjëra që tashmë janë në fazë të përfundimit:

 

“Të gjithë kanë të drejtë të dalin me ofertën e tyre. Nga ajo që arritën të më thonë kolegët e mi – nuk mund ta shikoja, kam obligime – ky bulevard ku jemi sot, “Boris Trajkovski” premtohet nga oponentja ime Arsovska. Është premtuar zgjerimi i “Bulevardit Sllovenia”, diçka për të cilën qyteti hapi ofertat e tij dje. Është premtuar “Bulevardi Kroacia”, për të cilin ka përfunduar dokumentacioni i ndërtimit, dhe aktualisht po zhvillohet dislokimi i instalimeve energjetike të MEPSO dhe EVN. Është premtuar ndërtimi i Sallës Universale, e cila është duke u bërë.”

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov vuri në dukje se secili duhet të dalë me ofertën e vet: “Ajo për të cilën po flas është pikërisht ajo që ne kemi bërë në katër vitet e fundit dhe kjo është se Shkupi po rritet dhe zhvillohet në të gjitha segmentet e tij, në të gjitha pjesët paralelisht dhe ajo që është shumë e rëndësishme për mua, si person, si kryetar dhe madje edhe si politikan nëse doni – që në këtë qytet njerëzit janë mbi të gjitha.

“Ajo që ne po bëjmë, ajo që ne po zbatojmë, ajo që jam i bindur se do të vazhdojmë të bëjmë në katër vitet e ardhshme është se njerëzit janë mbi politikën.”

Related posts

Të gjitha mediat në rajon raportojnë për tragjedinë në Tetovë

N E

Angelovska Bezhoska – Bërnz: Pavarësi dhe profesionalitet i Bankës Popullore për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar

D V

Zaev: Të mos lejojmë bllokadat e VMRO-DPMNE-së nga Kuvendi të pasqyrohen edhe në këshillat komunalë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More