Shilegov për rastin “Puls”: Juridikisht, pamflet më analfabet nuk kam parë! Nuk e meriton emrin aktakuzë

nga D. V.

Shkup, 11 dhjetor – Me fjalët hyrëse nga mbrojtja e të akuzuarit të 26-të, Shefket Haziri nga Ministria e Ekonomisë, sot në sallën e gjyqit në Idrizovë vazhdoi gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën e humbën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan. Avokati Petre Shilegov për aktakuzën tha se juridikisht, nuk ka parë “pamflet më analfabet”.

“Kam menduar kohë të gjatë, nëse duhet të shkojmë me leximin e veprave penale. Me plot respekt për Prokurorinë. Për fat të keq këtë do të më duhet ta bëjë, sepse…juridikisht pamflet më analfabet nuk kam parë, sepse kjo nuk e meriton ta mbajë emrin aktakuzë”, tha mes tjerash Shilegov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More