Shilegov: Periferia nuk është harruar, Buteli është komuna me zhvillimin më të shpejtë gjatë katër viteve të kaluara

Shkup, 30 shtator – Koalicioni “Më e mira për Komunën tonë” i kryesuar nga LSDM-ja në Buteli dhe në Shkup do të festojë fitoren që në rrethin e parë, tha sonte kryetari i Shkupit, Petre Shilegov i cili bashkë me kryetarin Velimir Smilevski realizoi disa takime me banorët e kësaj komune. Ata ishin shoqëruar nga bartëset e listave të këshilltarëve për Qytetin e Shkupit dhe për Komunën e Butelit, Sofija Pejkova dhe Olivera Livriniq.

 

“Buteli sot është një nga komunat me më së shumti projekte të rëndësishme kapitale dhe për këtë më së shpejti zhvillohet. Në Butel gjatë mandatit të kaluar investuam shumë sepse 30 vite VMRO-DPMNE e harroi këtë komunë shumë të rëndësishme për zhvillimin e Shkupit tonë. VMRO-DPMNE-ja në kundërshtim me këtë që sot po ndodh e zhvilloi vetëm qendrën e Shkupit me projektin megaloman Shkupi 2014, ku në 1 kilometër metër katror investoi mbi 700 milionë euro në barok, përmendore dhe ndërtime të cilat tani po shkatërrohen”, tha Shilegovi.

Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja shpenzoi qindra milionë euro për muze të partive, sheshe të partive, kisha të partive, ndërsa “Pallati i bardhë” i partisë, theksoi, është përmendore e mafias urbane në Shkup.

Shilegovi akuzoi se VMRO-DPMNE-ja është përgjegjëse vetëm për dallimin e rritur ndërmjet qendrës dhe periferisë, por dhe për krijimin e ndasive dhe konflikteve ndërmjet shkupjanëve nga ana e majtë dhe e djathtë e Vardarit.

Me ndërtimin e bulevardit “Hristian Todorovski Karposh”, shtoi, siguroi dalje më të shpejtë në qarkoren e Shkupit përmes zgjidhjes moderne të bulevardit me trotuare, shtigje për biçikleta, ndriçim led, gjelbërim qendror dhe anësor. Edhe rruga e dikurshme “Bosnja e Hercegovina”, tha, tani është bulevard me shtigje për biçikleta dhe për këmbësorë, gjelbërim të ri dhe ndriçim të ri. Janë rikontruuar rrugët “Aleksandar Urdarevski”, “Llazo Tërpovski” dhe “Boca Ivanov”, ndërsa filloj edhe rikonstrumimi i rrugës “Butelska”.

Sa i përket gjelbërimit, ai theksoi se vetëm në Butel janë ngritur mbi 73.000 metra katrorë hapësira të reja dhe të rikonstruuara të parqeve me 1.800 fidanë të mbjellë.

Related posts

Një pjesë e lagjes “11 Tetori” pa ujë

D V

Shpërthen zjarr në një pus nafte në Patos

Redaksia

Seancë kushtuar Parkut kombëtar Mali Sharr si pjesë e Brezit të Gjelbër Evropian në samitin Botëror për Ruajtjen e Natyrës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More