Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shilegov: Plani i Detajuar Urbanistik është miratuar, as unë e as Bexheti nuk mund të vendosim për Treskën

Shkup, 23 janar – Plani i detajuar urbanistik për zonën afër liqenit Treska tashmë është miratuar dhe ajo që po ndodh aktualisht atje është me siguri zbatimi i tij, tha kryetari i komunës së Shkupit, Petre Shilegov, në emisionin “360 gradë”.

“Kur filluan bisedimet, shtuam si vlerë që Treska në një mënyrë të bëhet projekt shtetëror, që do të thotë se nuk është e drejta ime, si kryetar i Shkupit, dhe as e z. Bexhetit ta menaxhojë atë sistem vetëm, por është në interesin e shtetit dhe ajo që po ndodh tani është realizimi i Planit të Detajuar Urbanistik dhe mendoj se bisedimet me investitorët janë në fund,” tha Shilegov.

Më herët, komuna e Saraj u kërkoi pronarëve të rimorkiove që janë vendosur në tokën afër Treskës për dekada, t’i heqin ato, gjë që shkaktoi spekulime të ndryshme rreth asaj që mund të ndërtohej në vendin pranë liqenit Treska.

Postime të ngjashme

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

Nikolloski: Është java e katërt që Qeveria nuk mund të mbledhë 61 deputetë

T E

Bytyqi në takim me gastronomët dhe organizuesit e dasmave

T E

A do të konfiskohet prona e Sasho Mijalkovit?

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...