Shkup, 20 nëntor – Pozicioni i Bullgarisë është joparimor dhe është jashtë parimeve të funksionimit të BE-së dhe si i tillë nuk mund të mbijetojë më gjatë. Kemi pasur momente edhe më të vështira dhe këtë e shoh si një epizodë nga rrumbullakësimi i një të ardhme të qartë dhe një të ardhme stabile të Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi sonte kryetari i Qytetit të Shkupit dhe anëtar i Këshillit ekzekutiv të LSDM-së, Petre Shilegov gjatë pjesëmarrjes në “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5.
“Nëse keni qëndrim të unifikuar të Zaevit, DImitrovit dhe Osmanit, të cilët janë parimorë dhe thonë se për këto çështje me Bullgarinë nuk negociojmë, atëherë çfarë konsensusi tjetër na nevojitet. Përse negociatat mes dy shteteve duhet t’i zhvillojmë publikisht në Kuvend?”, tha Shilegov lidhur me kërkesat e opozitës përhapje të kontestit me Bullgarinë në Parlament dhe kërkesën për takim liderësh rreth kësaj çështje.
Sipas tij, nëse keni pozitë të qartë të njerëzve kryesorë në procesin për negociata, atëherë nuk na duhet deklaratë.
“Bullgarët konsiderojnë se më 13 nëntor ne kemi festuar diçka lidhur me Titon. Ata dëshirojnë ta heshtim pjesën në histori ku është e qartë se Bullgaria perandorake gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë bashkëpunëtore e Gjermanisë naziste. Ky për mua është pozicion joparimor”, theksoi Shilegov.
Sipas tij, pozicionet që i parashtroi Bullgaria janë të pazbatueshëm dhe jashtë të gjitha kornizave të së drejtës ndërkombëtare.
“Gjatë disa ditëve të kaluara në Bullgari u thanë pozicione të cilat janë kryesisht ofenduese për popullin maqedonas, Çlirimi i Shkupit është kurorë e luftës së popullit maqedonas për shtetin e vet të pavarur. Është jolegjitime që ata në mënyrë të tyre t’i imponojnë forcë palës tjetër. Asnjë bullgar nuk ka të drejtë t’i imponojë diçka Maqedonisë”, shtoi Shilegov.