Maqedoni

Shilegov pret që deri në fund të muajit të shpallet procedura për tender të ri për tunelet nën Kala

Zhurnal Ads

Shkup, 22 shtator, zhurnal.mk – Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov pret që deri në fund të muajit të shpallet procedura për zgjedhjen e tenderit të ri për tunelet nën Kala.

“Unë jam njeri i cili preferon të planifikojë mirë para se të hyjë në realizim, për këtë edhe shumica menduan se vitin e parë kryetari nuk punon asgjë. Por, patë se kur hymë në realizim nuk jemi ndalur dhe unë nuk kam për qëllim të ndaloj, qoftë javën e ardhshme, qoftë pesë vitet e ardhshme. Në atë njërin, gjegjësisht pesë vjet do të vijë deri te realizimi edhe i tuneleve”, tha Shilegov.

Lidhur me stacionarin Lajka, Shilegov tha se pothuajse është plotësisht gati, gjegjësisht mbetet edhe një ra nga sallat që të kryhet elektrika.

“Unë mendoj se deri në fund të kësaj jave plotësisht do të përfundojmë me rregullimin. AUV ka caktuar kontroll më 25 shtator me qëllim që pas kësaj, pasi të miratohet hapja do ta vëmë përfundimisht stacionarin në përdorim të plotë”, theksoi ai.

I pyetur për hapat e ardhshëm që Qyteti do t’i ndërmarrë për deponinë Vardarishte, Shilegov shfaqi pritje se me fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian do të hapen fondet, ndërsa me këtë, siç tha shumë më thjeshtë edhe Qyteti, por edhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të punojnë në këtë problem.

Lidhur me rastin me tifozët para disaa ditëve, ai tha se gjithmonë kur e kemi VMRO-DPMNE-në në opozitë, kemi provokime në bazë kombëtare.

Postime të ngjashme

Dimitrov: Rumania ka interes natyror për integrimin evropian të rajonit

XH,I

Qeveria miratoi informacionin për arritje të marrëveshjes për furnizim me vaksinë kundër Covid-19

XH,I

Sanksionohen 210 shoferë në Shkup, 81 për shpejtësi të tejkaluar dhe 23 motoçiklistë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...