Shilegov: Qyteti i Shkupit çdoherë do të jetë partner i OEMVP-së për përmirësim të zhvillimit ekonomik lokal

Shkup, 14 tetor – Mbështetja e vetëqeverisjes lokale për sektorin afarist dhe përmirësimin e zhvillimit ekonomik lokal, ishin tema të takimit të sotëm që e mbajtën kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Nebi Hoxha.

Në takim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski.

“OEMVP Qytetin e Shkupit çdoherë do ta ketë partner, të gatshëm për t’iu dalë përballë kërkesave të tyre, sepse vetëm me bashkëpunim të përbashkët dhe mbështetje të ndërsjelltë më lehtë do të mund të zgjidhen sfidat e ardhshme ekonomike dhe të përforcohet ekonomia në përgjithësi, si dhe të krijohet klimë optimale afariste në Shkup”, tha Shilegov.

Krahas ofenzivës ndërtimore në infrastrukturë, informoi Shilegov, Qyteti i Shkupit solli edhe disa masa për lehtësim të pasojave nga pandemia për ndërmarrjet, me anulimin e një pjese të mjeteve ga të ardhurat e veta më të mëdha: taksat komunale dhe nga qiraja e hapësirës publike. 

Related posts

„ЕasyJet” hyn në tregun tonë me linjë ajrore nga Gjeneva në Shkup

Z H

Nga sot përsëri hapet salla Boris Trajkovski për vaksinim

Redaksia

Drejtori i BSP-së Tasevski për vizitë në kufirin jugor bashkë me ambasadorin italian Silvestri

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More