Shilegov: Rikonstruimi i rrugëve nuk ka lidhje me fushatën zgjedhore

Shkup, 6 shtator – Nëse deri më tani janë bërë 40 rikonstruime të rrugëve kryesore, atëherë nuk mund ta lidhni këtë me fushatën zgjedhore dhe këto rikonstruime ishin paralajmëruar që në prill ose maj, theksoi në konferencën e sotme për media kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

 

“Ne gjatë këtyre katër viteve bëmë rikonstruimin e mbi 40 rrugëve kryesore dhe gjithnjë kjo është periudha kur ndërtohet. Nuk është i lidhur intensiteti ose promovimi i rikonstruimit të ndonjë rruge të caktuar me zgjedhjet, por është diçka që është si dukuri e rregullt që paraqitet në qytetin tonë. Unë e kuptoj se çdo rikonstruim sjell ndryshime në përditshmërinë e qytetarëve tanë, por arritëm, të sjellim cilësi në shpejtësi, cilësi në intensitetin e punës me qëllim që ajo pengesë gjatë bërjes së rikonstruimit të përfundojë. Për dyzetë ditë e përfunduam rikonstruimin e bulevardit ‘Partizanksa’ dhe të bulevardit “Aleksandar Makedonski’ shtylla e komunikacionit në Shkup, tani jemi në “Kërste Petkov Misirkov” te ASHAM. Besoj se rikonstruimi te ‘Kërste Misirkov’ nuk do të zgjasë më shumë se 20 ditë për të dy drejtimet gjithsej. Për mua është shumë e rëndësishme se jemi të përkushtuar, punojmë shpejtë”, tha Shilegovi, duke i demantuar akuzat e opozitës në lidhje me pronën e tij.

Duke e komentuar kandidaturën e Beni Shaqirit për kryetar të Shkupit nga ana e partive RDM dhe PLD, Shilegovi shfaqi bindje se në rrethin e dytë Shaqiri do ta mbështesë atë.

“Unë dhe Beni jemi shokë, miq. Unë e respektoj ambicien e secilit që të bëjë hap para në politikën e shtetit tonë. Unë jam i bindur se nëse ka rreth të dytë, Beni Shaqiri do të mbështesë mua”, tha ai.

Në lidhje me transportin publik, kryetari i Shkupit tha se të gjitha kapacitetet do të punojnë në rend normal të vozitjes në NQP, por theksoi se nevojitet reformë sepse ky transport është konceptuar në bazë të studimit të bërë në vitin 1984.

“Transporti publik në Shkup është në kapacitet të plotë dhe është lëshuar për qarkullim aq sa mundemi në këtë moment. Në disa raste në të kaluarën unë thosha se për fat të keq ky transport është konceptuar në bazë të studimit të bërë në vitin 1984 dhe na nevojitet reformë. Unë jam krenar që me ekipin e njerëzve rreth meje arritëm ta bëjmë Bas rapid tranzit, për fat të keq, nuk arritëm ta zbatojmë sepse është projekt kompleks serioz dhe mendoj se me zgjidhjen, vendosjen e një sistemi të ri, nuk do të kemi problem me karakter të tillë”, tha Shilegovi.

Ndërkohë Shilegov i’u përgjigj edhe akuzave të partisë opozitare VMRO-DPMNE në lidhje me pronën e tij.

“Sot jamë këtu para jush, ashtu siç premtova, njëherë dhe vetëm njëherë, në një konferencë shtypi t’i përgënjeshtroj të gjitha gënjeshtrat e paskrupullta që VMRO-DPMNE i plason në dhjetë ditët e fundit, ndërsa që kanë lidhje me shtëpinë time familjare dhe pronën time. Shtëpia ime familjare në Taftalixhe është ndërtuar nga ana e babait tim të ndjerë në vitin 1995 dhe unë jam pronari i saj nga viti 2006. Siç mund të shihet në këtë marrëveshje, bëhet fjalë për një shtëpi me përdhesë, kati i parë, kati i dytë dhe kulmi. Gënjeshtra numër një e VMRO-DPMNE-së. E dukshme në fletpronësi, unë jam pronar i shtëpisë e cila përbëhet nga përdhesa, kati i parë, kati i dytë dhe kulmi, që është në situatë dhe gjendje faktike edhe sot. Asgjë nuk është shtuar më shumë se ajo që qëndron në fletpronësi. Gënjeshtra numër dy – Shilegov bën rikonstruim pa leje. Kjo është leja e dhënë nga organi kompetent Komuna e Karposhit në dhjetor të vitit të kaluar kur ka filluar rikonstruimi. Gënjeshtra numër tre – Shilegov nuk është pronar i tokës ndërtimore. Ky është vendimi për privatizim të tokës ndërtimore. Unë prej në qershor paralajmërova se ashtu siç ofrohet fushata ashtu do të jemi dëshmitarë të punëve të ndryshme që tregohen lidhur me mua. Dhe ashtu është edhe në 8 vitet e fundit. Gjithmonë kur nuk kanë me çka të kundërshtohen në politikat të cilat i krijon Shilegov si deputet, zëdhënës apo kryetar komune i Qytetit të Shkupit futen në gënjeshtra të paskrupullta dhe fushatë të errët me qëllim që të më kompromitojnë mua dhe familjen time. Më lejoni të shpreh falënderim dhe falje deri te familja ime që arrijmë së bashku ta durojmë këtë fushatë të errët për të cilën jam i vetëdijshëm se nuk do të ndalet, pa marrë parasysh faktet”, tha Shilegov.

Ai është kategorik se në zgjedhjet e ardhshme duhet të flitet vetëm për Shkupin.

“Kaluan dy javë prejse Mickoski dhe Koce Trajanovski u ndalën pas kandidatit të pavarur për kryetar komune. Nuk arrita të dëgjoj diçka lidhur me Shkupin. Për politikat që i planifikojnë t’i krijojnë për Shkupin, politikat që duhet të sjellin jetë më cilësore për qytetin tonë. E di që kjo nuk është e thjeshtë. Sepse në 4 vitet e fundit përfunduam një urë, ndërsa po e ndërtojmë të dytën, ndërtuam 4 bulevarde, mbi 110 kilometra sheg të çiklistëve, e kthyem “Drizllën” nga privatizimi kriminalistik, me stacionin “Lajka” filluam ta zgjidhim problemin me qentë endacak, gjelbërimi është gjithashtu i dukshëm. Bëhet fjalë për njerëzit e njejtë të cilët shpenzuan 680 milion euro në një kilometër katror dhe të cilët në mënyrë të paskrupullt e shkatërruan qytetin tonë. Sepse nuk kanë përgjigje të politikave që i kam krijuar unë si kryetar komune së bashku me ju qytetarët e Shkupit. Prandaj do të flasin vetëm për fushatë të errët, për fasada…,”, tha Shilegov.

Ai theksoi se thellë beson në vlerat demokratike, por edhe në ato njerëzore

Related posts

Inxhineri i Elektrikës Idri Istrefi, kandidat i Opozitës Shqiptare për Komunën e Strugës

Redaksia

Selami u bën thirrje qytetarëve: Hapni derën dhe regjistrohuni!

D V

Priten temperatura mbi 40 gradë celsius në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com