Maqedoni

Shilegov: Rrënimi i objektit të paligjshëm tek “Mavrovasja” do t’i destimulojë ndërtimet ilegale

Zhurnal Ads

Shkup, 3 shtator, zhurnal.mk – Shembulli i djeshëm me fillimin e rrënimit të ndërtimeve të paligjshme në Q.T. “Mavrovasja”, mënyra dhe modaliteti, do të thotë destimulim i qytetarëve të fillojnë ndërtime të paligjshme, deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

“I vëmë në pozitë të pabarabartë edhe ata të cilët në mënyrë të ligjshme e bëjnë këtë punë. Nuk është korrekte, ata njerëz që paguajnë, participojnë në zhvillimin e komunave edhe në vetë shoqërinë dhe BPV-në që t’i lëmë në pozitë më të jobarabartë nga ky sistem”, tha Shilegov. E përsëriti se nuk kanë inspeksion ndërtimi që të munden fizikisht ta bëjnë rrënimin e cilitdo objekti.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për rastin “Mavrovasja”, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov thotë se nuk bëhet fjalë për shërbime komunale por për kompensim për legalizim. Sqaroi se Qyteti i Shkupit në procedurën e legalizimit të objekteve të paligjshme participon në këtë mënyrë që kur komuna përcakton se në mënyrë ligjore është paraparë procedura se ekzistojnë kushte ky objekt të legalizohet, Qyteti e bën përllogaritjen e kompensimit dhe ndarjen e mjeteve.

“Lëndë e legalizimit ka qenë vetëm objekti që ka qenë më parë. Nuk mund t’i barazoni legalizimin që është bërë nga Komuna e Çairit me objektin paraprak me këtë objekt dhe atë shëmtirë që po mbinte aty. Të mos pohojmë se ajo që ka qenë lëndë e legalizimit për çka pronari ka paguar kompensim dhe për çka Komuna e Çairit ka përcaktuar se ekzistojnë kushte se kjo është lëndë e rrënimit. Kjo është të luash me mendjen e shëndoshë të secilit prej nesh si qytetarë ndërsa më pas edhe si njerëz që i udhëheqim institucionet”, deklaroi Shilegov.

I pyetur edhe për objektet e tjera të paligjshme në Shkup, Shilegov tha se për fat të keq Qyteti i Shkupit nuk ka kompetencë ligjore për të vepruar në këtë rast me objektet e paligjshme. Paralajmëroi se do të kërkojë të bëhen ndryshime ligjore që të bëhet balancim. Komunat t’i japin lejet ndërtimore ndërsa mbikëqyrjen mbi ndërtimet në tërësi ta bëjë Qyteti. Thotë se këtë tashmë e ka kërkuar dhe vlerëson se kështu disa mangësi të cilat paraqiten në nivel komunal do të parandalohen.

Postime të ngjashme

Punëtorët e N.K “Tetova” rikthehen në punë

XH,I

Skepticizëm rreth fillimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut

XH,I

Osmani në takim me ambasadorin polak Tycinski

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...