Shilegov: Subjektet afariste në Qytetin e Shkupit do të kenë partner të gatshëm për kerkesat e tyre

Shkup, 12 tetor – Subjektet afariste në Qytetin e Shkupit gjithnjë do të kenë partner biznesi i gatshëm tu dalë në ndihmë kërkesave të tyre, sepse vetëm me bashkëpunim të përbashkët dhe mbështetje të ndërsjellë mundemi më lehtë të përballemi me sfidat e ardhshme ekonomike, por dhe bashkërisht të punojmë në përforcimin e gjithë ekonomisë dhe krijimin e klimës optimale të biznesit në Shkup, tha kryetari dhe kandidati i LSDM-së për Shkupin në zgjedhjet e ardhshme lokale, Petre Shilegov në takimin e sotëm me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Temë e bisedimeve ishin sfidat ekonomike në kohë të pandemisë Kovid.

Shilegov theksoi se kriza e koronës nuk i ndërpreu aktivitetet infrastrukturore dhe ndërtimore të Qytetit të Shkupit, përkundrazi, siç tha, vazhduan me tempo të përforcuar.

Sipas tij, zhvillimi i infrastrukturës në komunikacion në qytet nuk guxon dhe nuk duhet të ndërpritet.

“Shkupi do të vazhdojë ta zhvillojë rrjetin e tij rrugor njëkohësisht me rrjetet e shtigjeve për biçikleta dhe të këmbësorëve që të sigurojmë mobilitet të qëndrueshëm urban i cili nënkupton komunikacion të sigurt dhe efikas për qytetarët tanë. Në këtë mënyrë kontribuohet për uljen e krizës ekonomike, jo vetëm në Shkup, por edhe në gjithë shtetin. Këtë e bëjmë për të mirën e të gjithë neve”, tha Shilegovi duke plotësuar se kriza do të kalojë, ndërsa qyteti do të vazhdojë të zhvillohet.

Related posts

Shilegov: Filloi asfaltimi i Bulevardit “Kiro Glirogorov” në Gazi Babë

Redaksia

Drita Islami me mbështetje për Petre Shilegov

Z H

Shilegov: QKM me planetarium të ri për vizitorët më të rinj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More