Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shilegov: Transporti publik do të dixhitalizohet, dhe do të ketë një biletë të vetme

Shkup, 21 prill 2021 – Zhurnal.mk – I gjithë sistemi për transportin publik të ri do të digjitalizohet. Biletat si të tilla do të japin mundësi të shumta të cilat qytetarët do të mund t’i përdorin në çfarëdo mënyre. Do të mund të blihet biletë për një orë dhe të përdoren në sistemin tjetër të NPQ dhe sistemin Bas Rapid Tranzit, i cili do të integrohet në sistemin e transportit publik dhe do të ketë biletë të vetme, tha kryetari i Qytetit të Shkupit në konferencën e sotme për shtyp me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për hua për realizimin e projektit Bas Rapid Tranzit transporti në Shkup.

Shilegov paralajmëroi se pret gjatë verës të shpallet procedura për implementim ndërsa relacioni i parë pritet të përfundojë diku nga fundi i vitit 2024. Siç tha, diku nga viti 2023 do të ishte procedura për fazën e dytë ndërsa sistemi i përgjithshëm do të ishte operativ dhe në përdorim të përgjithshëm në vitin 2024/25.

“Pres se gjatë verës do të përfundojë procedura e tenderit për të gjithë sistemin. Intervenimi në infrastrukturë, aty ku është e nevojshme, ndërtimi i depos në Lisiçe të Re, Gjorçe Petrov, furnizimi i sistemit të softuerit për implementimin e sistemit të plotë, furnizimi i autobusëve, stacione të reja të llojit të mbyllur”.

Sipas sistemit, shtoi, nuk do të mund të hyni në autobusë nëse nuk e validizoni biletën, me çka, sipas kësaj, do të zvogëlohet koha e hyrjes dhe daljes, pasi udhëtarët të cilët do të ndodhen në stacionin e autobusit do të jenë me bileta të validizuara dhe nuk do të bëhet turmë në automjet.

“Deri në atë masë është automatizuar sistemi që në stacionin e mbyllur të autobusit në momentin kur të ndalet automjeti, në atë moment hapen dyert edhe të autobusit dhe të stacionit me qëllim që të kemi transfer të shpejtë”, ndau Shilegov.

Lidhur me pyetjen se sa autobusë do të furnizohen, Shilegov informoi se kjo do të varet nga faza, gjegjësisht në fazën e parë 26, ndërsa në të dytë diku 22.

Për realizimin e këtij projekti Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim do të ndajë hua prej 70 milionë euro për të cilën afati për pagesë është 15 vite me grejs periudhë prej katër vitesh.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...