Shilegov: Ura e re në bulevardin ASNOM do të jetë e hapur brenda një muaji

Shkup, 30 shtator – Punimet ndërtimore në urën e re në bulevardin ASNOM po përfundojnë, e cila sipas planit duhet të vihet në përdorim muajin e ardhshëm. Ura tashmë është lidhur pas punimeve intensive ndërtimore në të dy anët e lumit Vardar, kumtoi shërbimi për shtyp i kandidatit për kryetar të Shkupit nga LSDM Petre Shilegov.

“Pas disa dekadash, Shkupi merr një urë të re që mundëson lidhje të shpejtë të komunës më të populluar në Shkup, Aerodrom, me Gazi Babën, përmes zonës qendrore të qytetit. Me urën e re rritet funksionaliteti dhe dinamika e lëvizjes, lehtësohet mbingarkesa e trafikut, ndërsa Shkupi dhe banorët e Shkupit marrin një lidhje të sigurt për lëvizje nëpër tri komunat, theksohet në kumtesë.

Ura në bulevardin ASNOM, shtojnë, është ndërtuar në përputhje me të gjitha standardet moderne të ndërtimit dhe është ndërtuar me materiale të cilësisë më të lartë.

“Kur flasim për një qytet funksional dhe të lidhur, po flasim për ura të reja. Në Shkup, dy ura njëkohësisht nuk janë ndërtuar për dekada të tëra. Ne po e përfundojmë njërën këtë vjeshtë, dhe sapo kemi filluar tjetrën. Vardari nuk do ta ndajë Shkupin, por do ta bashkojë atë”, thotë Shilegov.

Ura e re, thuhet në kumtesë, ka gjashtë korsi, me ndriçim rrugor LED me efikasitet energjetik, si dhe trotuare dhe korsi të reja për çiklistët dhe përdoruesit e mjeteve alternative të transportit. Në bulevardin e ri dhe në urën vendosen edhe linjat e reja të NQP-së, ndërsa përveç kësaj bulevardi do të zbukurohet me një linjë pemësh, e cila do të mbillet në të dy anët.

Related posts

Kryetari i Butelit Velimir Smilevski inspekton prej së afërmi punimet intensive në Luboten

Redaksia

Rreth 1000 të hospitalizuar në Maqedoni, presion më i madh në Tetovë dhe Gostivar

Z H

Fabrika për përpunimin e mbeturinave në Negotinë është projekt krejtësisht evropian dhe i pastër ekologjikisht, porositi Zaev

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More