Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shilegov: Zëvendësimi i tabelave të rrugëve hyn në fuqi pasi të dalin në fletoren zyrtare

Shkup, 31 mars – Zhurnal.mk – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkollat ​​e mesme të Qytetit të Shkupit. I pyetur se kur do të fillojë zëvendësimi i tabelave në rrugë, ura dhe sheshe dhe cili është reagimi i tij ndaj deklaratës së grupit këshillues të VMRO-DPMNE-së se do t’i kontestojë emrat në gjykatë, Shilegov tha se ky është një proces aktiv që duhet të zbatohet, konform vendimeve të marra në seancën e djeshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

“Së pari ato duhet të dalin në Fletoren zyrtare të Qytetit dhe pastaj hyjnë në fuqi dhe do të fillojmë t’i zgjidhim ato probleme. Lidhur me reagimin e grupit këshillues të VMRO-DPMNE-së për gjoja gabime ligjore dhe rrugë gjyqësore, neni 8 i Ligjit parashikon dy situata në të cilat nuk mund të përdorni një vendim të tillë, e kjo është të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve të caktuara dhe zbatimit të regjistrimit”, theksoi ai.

Kryetari Shilegov theksoi se vendimi është marrë më 30 mars, ndërsa zgjedhjet janë shtyrë për gjysmën e dytë të tetorit.

“I bëj thirrje VMRO-DPMNE-së që të mësojë matematikën themelore. Lidhur me regjistrimin, ai është një regjistrim i planifikuar ose i rregullt. Ky regjistrim i popullit që ishte paralajmëruar për tani, ndërsa u anulua për në shtator, është i jashtëzakonshëm dhe nuk është planifikuar”, tha Shilegov.

Ai shtoi se Qyteti i Shkupit do të porosisë tabela përkatëse për vendet ku është planifikuar të zëvendësohen dhe nuk ka ndonjë plan të veçantë nga ku do të fillonte ndryshimi i tabelave

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...