Shilegovi e nënshkroi Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Shkup, 24 shtator – Kandidati i LSDM-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov e ka nënshkruar Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

 

“Sot me një pjesë të kandidatëve për kryetar të Qytetit të Shkupit e nënshkruam Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Me nënshkruesit e këtij Kodi bashkërisht obligohemi që fushatën zgjedhore ta zhvillojmë në kushte korrekte dhe demokratike që nënkuptojnë respektim të Kushtetutës dhe ligjeve gjatë gjithë fushatës”, ka thënë Shilegovi.

LSDM njoftoi se në këto zgjedhje do të zhvillojë fushatë pozitive ku para qytetarëve do të japë llogari për atë që ka realizuar dhe do të promovojë programet që sjellin progres për komunat.

“Me ofertën më të mirë kadrovike dhe programore, LSDM është favorit kryesor dhe fitues i sigurt në zgjedhjet e ardhshme ku qytetarët do të konfirmojnë politikat e suksesshme dhe do të zgjedhin që zhvillimi i komunave të vazhdojë me LSDM-në”, kanë thënë nga partia.

Related posts

Regjistri Qendror do të punojë me orar të zgjatura për paraqitjen e aplikimeve për zgjedhjet lokale

N E

Erion Veliaj: Votone dhe ndihmojeni Petren

Redaksia

Analizë: Të rinjtë të pa interesuar për t’u martuar, ulet dhe numri i shkurorëzimeve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More