Agjencia Zhurnal.mk

Shirat e rrëmbyeshëm nuk dëmtuan kulturat bujqësore

Shkup, 19 maj – Shirat e rrëmbyeshëm ditëve të fundit në Maqedoni, nuk i kanë dëmtuar kulturat e bujqësisë, sepse, siç thotë agronomi Alirami Saliju, toka kishte nevojë për lagështi dhe dëmi i vetëm që është shkaktuar, është prolongimi i mbjelljes së kulturave pranverore si misri dhe speci.

Si rrjedhoj e shirave të rëmbyeshëm që kapluan vendin javët e fundit  shkaktuan shqetësime tek bujqit. Agronomi Alirami Saliju thotë se fati në këtë situatë është se nuk ka pasur vërshime, të cilat u paralajmëruan si të mundshme. Përkundër vonesës së mbjelljes së disa kulturave pranverore, shiu ka ndikuar në mënyrë shumë pozitive, konkretisht në kulturën e patates e cila tanimë është mbjellur.

Saliu shton se vetëm me lagështinë e mjaftueshme të tokës, kulturat bujqësore mund t’i shfrytëzojnë në mënyrë maksimale elementet ushqyese të cilat ju sigurohen nga kultivuesit.

Reshjet e shiut janë mirëpritur nga bujqit, pasi kanë plotësuar lagështinë e nevojshme të tokës, por nga ana tjetër, kanë “goditur” bletarinë. Në rajonin e Manastirit ka pasur mungesë të lagështisë dhe kulturat e drithërave kanë qenë në fazë kritike, ndërsa tani ka lagështi të mjaftueshme për zhvillimin e tyre. Ndryshe, sipas paralajmërimeve të autoriteteve për parashikimin e motit, reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe javës që vjen.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...