Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier, pasi shiste kokainë dhe kanabis.
R. H. banues në Fier ra në pranga gjatë megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 3”.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me lëndë narkotike në qytet, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi:-R. H., 20 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.