Siç thuhet, bunkeri ndodhet në fshatin Warchmill, pranë një fushe bujqësore. Një nga 1500 të ngjashme, të cilat u ndërtuan në vitin 1950 dhe të projektuara për të “mbijetuar” një sulm bërthamor nga Rusia.
Reklama dhe detajet e bunkerit janë publikuar nga “Mirror” .
Në tekst thuhet se ky bunker u krijua gjatë Luftës së Ftohtë dhe se plani ishte të strehonte vëzhgues që do të raportonin për pasojat e një sulmi bërthamor rus. Perbehet nga dy dhoma, ka tualet, perde dhe te gjithe arredimin e nevojshem. Ajo mund të përshtatet vetëm me tre persona dhe kjo, siç u shprehën, është e meta e saj “e vetmja”.
“Ai ka kapacitetin për të ruajtur ushqimin dhe ujin në të për dy javë. Edhe pse aksesohet vetëm me shkallë, është shumë komode”, thonë agjentët që po e shesin.
“Bunkeri nuk është përdorur kurrë. Pakoja me të përfshin një telefon dhe udhëzime për pajisjet që do të përdoren në rast sulmi, duke përfshirë një sirenë dore”, thuhet në reklamë.