Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

SHKA “Xheladin Zeqiri” nga Tetova mbajti koncertin tradicional vjeshtor

Zhurnal Ads

Tetovë, 26 tetor, zhurnal.mk – Shoqëria Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova dje mbajti një koncert tradicional vjetor vjeshtor. Për shkak të gjendjes me koronavirusin, publiku kishte mundësinë të ndiqte koncertin në internet.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë të Veriut Valmir Aziri hapi koncertin tradicional të vjeshtës të shoqatës.

“Jetojmë në një kohë shumë të vështirë kur jeta jonë e përditshme ka ndryshuar, por SHKA “Xheladin Zeqiri” nga Tetova arriti të gjejë mënyrë për të argëtuar publikun dhe për ta bërë më të lehtë periudhën që po kalojmë. Shoqëria është një institucion i krijuar nga banorët e Tetovës, për tetovarët dhe si e tillë ajo mbart vlera të vërteta nga brezi në brez”, tha Valmir Aziri.

Koncerti u realizua me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë të Verit. Vitin e kaluar, SHKA “Xheladin Zeqiri” nga Tetova shënoi 70 vjetorin e themelimit dhe funksionimit të tij.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Nesër premiera e filmit “Qiej të trazuar” në platformën online të PriFest

admin

“Nënë Tereza, murgesha me origjinë shqiptare që di të bëjë mrekulli”! Çfarë shkruante gazeta britanike më 1958-ën për Shenjtoren

admin

Historia/ Kur Enver Hoxha vendosi të kthehej me tren nga Moska nga frika e antentatit me avion

S.B.

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” hapet edhe në Angli

admin

Muzeu kujton 112 vjetorin e “Ditës se Alfabetit”, Koçi: Duhet koordinim më i mirë

S.B.

Tefta Tashko Koço përkujtohet në 110-vjetorin e lindjes

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...